Nargjile kontrabandë, pranga ekonomistit të firmës private, në kërkim pronari dhe menaxheri
Goditet një tjetë rast në fushën e falsifikimit tëdokumenteve dhe kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.
Në pranga kanë rënëdy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janëLeonard Runa, ekonomist në një kompani private, dhe i dënuar me parë për krijimtë skemave mashtruese me TVSH, si dhe bashkëpunëtori i tij në falsifikimdokumentesh dhe Romarjo Omeri.
Ndërkohë në kërkimështë shpallur administratori dhe menaxheri i një firmë private.
"Në vijim të operacionit policor “Nargjile” finalizuar rreth 1 viti me parë, ka vijuar puna me hetime më të thelluara nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke goditur një tjetër rast , ku u bë e mundur arrestimi i shtetasve R. O., 25 vjeç dhe L.R., 33 vjeç, (ekonomisti i firmës Nargjile, i dënuar më parë për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e Tvsh), të dy banues në Tiranë.Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :S.J (Administratori, pronari i subjektit Nargjile) dhe A. D (menaxheri i firmës Nargjile)" njoftoi policia.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim mepersona të tjerë të shpallur në kërkim ka kryer veprat penale “Falsifikimi idokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabanda memallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportim i mallrave qëjanë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
Gjatë operacionit, Policia sekuestroi në cilësinë e provësmateriale 1 automjet, i marrë me qira nga një kompani private me qëllimkamoflimin e aktivitetit, 23 bidona dhe 4 fuçi me esencë për nargjile, 493 kovame stampa të ndryshme të mbushura me lëndën që përdoret për nargjilen, 1peshore elektronike, 2 aparat celular dhe sende të tjera.
"Theksojmë se këto produkte dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, duke shmangur tërësisht regjimin dhe detyrimin doganor. Këta shtetas, nëpërmjet kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore, ka konkurruar në mënyrë të paligjshme në tregun e brendshëm" nënvizon policia në komunikatën për media.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëssë Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.