Ambasadori gjerman takohet me kryetaren e KED: Pa Kushtetuesen rrezikoni BE-në
Gjermania paralajmëronShqipërinë për një rezultat negativ në negociatat me Bashkimin Europian në rastvonesash të mëtejshme në formimin e Gjykatës Kushtetuese. Në një takim mekryetaren e KED, Vitore Tusha, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf,theksoi se kthimi në funksion i gjykatave është një kriter i rëndësishëm që dotë analizohet në konferencën ndërqeveritare për negociatat me BE.
Shqipëria rrezikon negociatat me Bashkimin Europian në rasttë vonesave të mëtejshme në ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Rëndësiae ngritjes së këtij institucioni është theksuar nga ambasadori i Gjermanisë nëTiranë, Peter Zingraf, në një takim me kryetaren e KED, Vitore Tusha.
"Unë shpresoj seme plotësimin e vendeve të tjera të rivendoset mundësisht menjëherëfunksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese. Ky është një kriter i rëndësishëm edhepër çështjen se kur do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare për negociatat epranimit në BE. Gjermania do ta mbështesë Shqipërinë edhe më tej në fushën ereformës në drejtësi."
Diplomati gjerman ka theksuar se një Gjykatë Kushtetuesefunksionale është e një rëndësie qendrore për demokracinë dhe besimin e shqiptarëvenë institucionet e tyre.
Duke iu referuar rolit që KED-ja luan në plotësimin epozicioneve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, kryetarja ekëtij institucioni Vitore Tusha solli nëvëmendje rëndësinë që ky proces ti nënshtrohet përcaktimeve të opinionit tëKomisionit të Venecias.