Pas dorëheqjes së Sinomatit, Altin Merizaj komandohet si zv/drejtor i policisë Tiranë

Gati një javë pas dorëheqjes së zv/drejtorit të policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, ka ardhur edhe zëvendësimi i tij

Altin Merizaj është komanduar përkohësisht në këtë pozicion derinë një vendim për emërimin e zv/drejtorit të ri.

Altin Merizaj ka qenë më parë Shef komisariati në Sarandë dhe nëndrejtor tek Drejtoria e Kufirit dhe e Emigracionit në Durrës.

Pse u largua Sinomati- Në rolin e drejtuesit për hetimin e krimit, Sinomati ka dhënë si arsyet personale si motivacion për largimin  nga funksionet.

Pas tij, në ministrinë e Brendshme është dorëhequr edhe sekretari i përgjithshëm Plarent Ndreca, njeriu më i afërt i ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

Ndreca është zëvendësuar nga Elena Pici, e cila ka mbajturrolin e koordinatores në kryeministri.

Largimet në polici pasuar treviktima dhe një atentat me bombë në mes të Tiranës. Kësaj situate i janë shtuardhe akuzat për tenderat në forcat e rendit.