Vdes shqiptari që ju bë atentat në plazhin "Bora Bora"
Pas dy ditëve betejë përmbijetesë, 38-vjeçari, Selavdi Shehaj, nuk ka mundur t'i shpëtojë atentatit tësë dielës në një nga plazhet e Italisë. Shqiptari u ekzekutua në mesin e njerëzvepër motive që pretendohet për shkak të së kaluarës kriminale.
Ka ndërruar jetë shqiptari, Selavdi Shehaj, pas atentatit tëfundjavës së kaluar i dyshuar si mafioz nga autoritetet italiane.
38-vjeçari i njohur edhe me epitetin Simone qëndroi për 48orë i intubuar në një nga spitalet e Romës por nuk mundi t'i mbijetojë plagëvetë marra.
Ai u qëllua të dielën rreth orës 10 e gjysmë të paraditesteksa po frekuentonte plazhin "Bora Bora" në rrethinat e kryeqytetit.
Një person me rroba sportive i shoqëruar nga një tjetër memotor hapi zjarr ndaj 38-vjeçarit.
Fishekët e kalibrit 7,65 mm goditën shqiptarin në shpinë dhenjë tjetër në shtyllën kurrizore, duke terrorizuar plazhistët e duke e lënë tëparalizuar viktimën, ndërsa agresorët u zhdukën mes turmës pa lënë gjurmë.
Shehaj ishte i afërt me pronarët e plazhit privat ku ai uekzekutua.
Njëra ishte bashkëjetuesja e tij, një grua 30-vjeçare me tëcilën ai kishte një djalë tre vjeç.
Për hetuesit e ngjarjes, vrasja e shqiptarit mund të jetë njëlarje hesapesh pas prishjes së pazareve të drogës.
38-vjeçari me vendlindje në Ballsh të Fierit rezultonte injohur për autoritetet pasi ishte liruar dy muaj më parë nga arrestishtëpiak pasi ishte dënuar me 2 vjet e gjysmë burg për transportin erreth 5 kilogramëve lëndë narkotike.
Zona e Tarvajanikës ku atij iu krye atentat të dielëngjithashtu ishte objekt i operacioneve të shpeshta nga antimafia italiane.
Nga pistat paraprake, Shehaj mendohet se nuk ishte pjesë e grupeve të mëdha kriminale në kryeqytet.
Lexo edhe: Anti-Mafia merr në dorë çështjen. Ja pistat e hetimit