"Bileta" godet lojërat e fatit në Mat, procedohen penalisht dy persona

Goditen 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë proceduarpenalisht shtetasit A.S., 25 vjeç, dhe A. K., 51 vjeç, të dy banues në Burrel.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi gjatë kontrollit tëushtruar nga policia në sukjektet e tyre “Bar Cafe”, janë gjetur dhesekuestruar pajisje  kompjuterike dheaksesor të tjerë  që shërbenin përzhvillimin e lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë Pranë  së Shkallës së Parë Mat përveprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do tëvijojnë në gjithë qarkun e Dibrës dhe në këtë kuadër DVP Dibër fton cilindo tëdenoncojë në numrin 112 ose përmes aplikacionit 'Komisariati Dixhital', çdoveprimtari të tillë të kundraligjshme duke ju siguruar anonimatin dhe reagim tëpaanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.