Drafti i PS në Kuvend me 1 tetor, Gjiknuri: Presim propozimet e PD-së deri ditën e votimit
Ndërsa PD priste që PS të reflektonte për t’u drejtuar ODIHR, mazhorancandjek rrugën parlamentare për të çuar përpara hapjen e listave dhe heqjen ekoalicioneve parazgjedhore.
Konferenca ka vendosur që drafti i PS dhe ai i Rudina Hajdarit të miratohennë seancën e 1 tetorit ose në atë të një jave më pas, pasi të shqyrtohen ngaKomisioni i Ligjeve.
Edhe pse kryeparlamentari ka dhënë urdhër që draftet të depozitohen nëKuvend deri ditën e premte, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin PolitikDamian Gjiknuri në një intervistë për Rtv Ora i lë më shumë afat PD për tëreflektuar ndryshimet kushtetuese në një draft.
Gjiknuri: Deri sa të shkojmë në seancë për miratimin e ligjit nedo ta presim, Këshilli është i hapur. Nëse PD ndryshon qëndrim dhe vjen mepropozime konkrete në tavolinë do ti konsultojmë. Por te ODIHR nuk shkohet me çështjeqë tashmë janë bërë fakt i kryer, siç është hyrja e Kushtetutës në fuqi.
Gjithçka mund të negociohet me opozitën jashtëparlamentare sipas DamianGjiknurit, përveç koalicioneve parazgjedhore.
Gjiknuri: Formulë si ajo që ishte nuk ekziston më. Ajo traditë rame ndryshimin e Kushtetutës dhe është një traditë që nuk e gjen në asnjë vendeuropian.Më shumë ka qenë formulë llogaritëse sesa koalicion principi. Kjo nukpengon që partitë politike të mund të formojnë aleancat dhe koalicionet e tyre.Por ata do të paraqiten si gjithë të tjerët me një listë.Mbyllëm partitë dhe hapëmlistat, po të rrinim te listat e mbyllura mund të rrinim dhe te koalicionet siçkanë qenë por tani u hapën listat.
Mazhoranca e pranon që drafti i sjell nga ato favorizon PS, për këtë arsyedeputeti socialist mendon se propozimi i Rudina Hajdarit për renditjen ekandidatëve sipas rendit alfabetik nuk i shërben interesit të tyre politik.
Gjiknuri: Është më i mirë për interesat e partisë së zonjësHajdari. Ligji elektoral është ligj politik, çdokush sjell një draft që i duketmë i mirë për interesa të forcës së saj.
Socialistët janë të gatshëm të negociojnë pragun kombëtar prej 3% meopozitën parlamentare, me kusht që të marrin votën e tyre në parlament.
Gjiknuri: Menduam 3% por jemi të hapur të negociojmë.
Nëse demokratët nuk do të arrijnë të bindin socialistët për t’u dakordësuar në Këshillin Politik, mazhoranca do ta votojë draftin e saj me 84 vota në seancën plenare.
