Debati për listat e hapura, Topi: Rama po i tërheq në "lojën" e tij, Nanon e uroi për ditëlindje se i duhet

Ndërsa debati politik po zien për hapjen e listave dhekoalicioneve, ish-presidenti dhe politikani Bamir Topi thotë se partitëpolitike po bine në lojën e kryeministrit Rama.

Topi: Të diskutohet vetëmpër lista të hapura, edhe pse unë jam për lista të hapura, do të thotë tëtrregohesh shumë i ngushtë. Po bëhet një lojë e pabarabartë. Jo vetëm  realisht por edhe politikisht duket sikur EdiRama po i tërheq të gjithë rreth diskutimeve të tij, tenton ti mbajë në lojën etij.

I ftuar në "Ditë e Re" në Rtv Ora, Topi shmangkomentin mbi të qënit gati apo jo të PD-së për të garantuar një rrotacionpushteti në zgjedhjet e 25 qershorit.

Topi: Nuk e përcaktoj unëjanë gati nuk janë gati, e përcaktojnë rregullat e lojës dhe ndjesia e njerëzve.Por nuk ka rregulla loje dhe ndjesia e njerëzve është mëse e çuditshme që ka tëbëjë me nivelin e kulturës demokratike të popullit tonë.Niveli i kulturësdemokratike i popullit tonë është i mjerueshëm. E shoh tek të ashtuquajturitintelektualë, janë të përdorshëm, përdoru këtu, përdoru atje.

Nivelin e ulët të kulturës demokratike dhe përqëndrimin epushtetit në pak duar e sheh edhe si arsye të "vrasjes së shpirtit tëprotestës".

Topi: Si mund të reagoshsot kur të gjithë jetojnë në syrin e Big Brother? Është një vend i vogël kuakumulimi i pushtetit është në pak duar dhe totalisht e kontrollueshme. Ky vendka probleme të mëdha me kulturën demokratike dhe drejtësinë.Partitë politikejanë kazerma politike.

Një urim ditëlindje i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë për ish-liderin historik të PS-së Fatos Nano u shoqërua jo me pak reagime.

Vetë Bamir Topi e sheh këtë si nevojë të Ramës, pasi siç thotë ai, Nano edhe pse ka ikur nga politika ka lënë njerëzit e tij pas.

Topi: Dihet se pse e ka bërë,ndoshta i duhet. Nano nuk është pa kontigjentët e tij në politikë. Ka qenë njëfigurë e rëndësishme e politikës shqiptare. Njerëzit me kalimin e kohës bëhenedhe nostalgjikë, kanë pakënaqësi për atë që është sot se nuk i ka trajtuar siçi ka trajtuar ai tjetri. Nano me sa e njoh unë si natyrë është njeri liberal, ipapërkushtuar për të bërë keq. Ndonëse i ka takuar një kampi tjetër, kam diturta vlerësoj si politikan, qytetar dhe njeri liberal.

E ndërsa ndau këto konsiderata për Fatos Nanon, Bamir Topin kur e pyet se cilin politikan do të veçonte si më të mirin, por parë me sytë e qytetarit, e ka të pamundur të japë një emër.

Bamir Topi i ftuar në studion e "Ditë e Re"

Topi: Do më duhet tëmendohem disa orë për të gjetur një që relativisht dallon mbi të tjerët. Janëpjesë e një mjedisi që pak a shumë kanë infektuar njëri-tjetrin.Nuk mëintereson sa kohë rri në pushtet ti apo tjetri. Problemi është çfarë produktipo i jep këtij vendi. Por këtu nuk është se nuk ka njerëz por këta njerëz që doti duheshin politikës sot janë më inteligjentët dhe nuk përfshihen sepse përpjekjamund të jetë shumë e madhe dhe zhgënjimi shumë i madh.

Por veç halleve politike që këtij vendi nuk i kanë munguarkurrë për hir të së vërtetës, shqetësimi madhor i momentit mbetet shëndeti,dalja me sa më pak pasoja nga pandemia e koronavirusit.

Topi: OBSH është në njëkrizë sepse janë në influencën e shumë informacioneve, mesa duket edhe influencapolitike.Virusi nga pranvera deri tani ka një ndryshim, ka një mutacion. Nuk edimë nëse përfundon këtu. Është shumë e panjohur situata që do të vijë në dimër.

Intervista në studio me moderatorin Arjon Muça, përgatiti për onlineBesjana Kuçana