EKSKLUZIVE/ "Los Blancos" vazhdon, Gjeneral Governale për Ora News: Bandat shqiptare janë shumë të ashpra

Operacioni"Los Blancos", i cili çoi në pranga 11 shqiptarë të akuzuar si pjesëe karteleve të trafikut të kokainës, nuk është mbyllur ende. Drejtori iDepartamentit të Antimafias Italiane, Gjeneral Giuseppe Governale, në njëintervistë ekskluzive për Ora News, ka pohuar se për këtë rast por edhe përdosje të tjera të luftës kundër krimit të organizuar nevojitet bashkëpunim dhekordinim mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare. 

Operacioni i antimafias italiane i koduar "LosBlancos" i cili arrestoi 11 shqiptarë të akuzuar si anëtarët e një ekarteli droge që trafikonte tonelata me kokainë nga Amerika e Jugut në Europë,ende nuk është mbyllur.  

Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Antimafias Italiane Gjeneral Giuseppe Governale, foli për hetimet e këtij rasti në një intervistë për ''RTV Ora News''.

Gjenerale si prezantohet sot aktiviteti kriminal i mafias shqiptare në Itali?

Gjeneral Giuseppe Governale: ''Situata e sotme e aktivitetit kriminal të mafias shqiptare në Itali, paraqitet në veçanti mjaft delikate.  Ne i kushtojë vëmendje komunitetit shqiptar në Itali, i përbërë përgjithësisht nga njerëz korrekt. Por ekziston dhe realiteti i organizimeve kriminale shqiptare që veprojnë me kokëfortësi në territor e në mënyrë të ashpër. Madje shihen me respekt e frikë nga organizma të ngjashme kriminale italiane.''

Pak ditë mëparë realizuat një megaoperacion në bashkëpunim me autoritetet policore të disavende të Europës , e që çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh shqiptarë. Për herë të parë përdorët emërtimin"kartelë droge shqiptare" e që deri më sot cilësonte narktrafikantëtlatinoamerikanë. Është ky një sinjal që situata kriminale e narkotrafikantëveshqiptare  po vjen e përkeqësohet?

Gjeneral Giuseppe Governale: ''Situata nuk është se po përkeqësohet por është veçanërisht delikate dhe një problem që duhet përballuar e zgjidhur me vetëdijen se duhet një sinergji bashkëpunimi mes forcave të policisë italiane me ato shqiptare. Këtë gjë tashmë e kemi nisur.''

A ështëkonsiderohet i mbyllur megaoperacioni "Los Blancos"?

Gjeneral Giuseppe Governale: ''Jo''.

Operacioni i koduar "Los Blancos" i Antimafias italiane në bashkëpunim me me autoritetet policore të disa vendeve europiane e nën koordinimin e Europol dhe EuroJust çoi në shkatërrimin e një karteli droge të përbërë nga trafikantë shqiptarë e quajtur "Kompania Bello".

Rrjeti trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine dukefurnizuar grupe të fuqishme të tregtisë së kokainës në Europë.

Gjatë hetimeve u sekuestruan 5 milionë e gjysmë euro e rreth4 tonë kokainë.  Në paketat e kokainës qëgrupi trasportonte nga Amerika Latine në Europë ishin vendosur logot estampuara "Bello", ndërsa kjo organizate kishte degëzime në shumëvende ku kalonte lënda narkotike si Holandë, Ekuador, Austri, Zvicër, Francë,Norvegji, Turqi, Gjermani e Belgjikë e me një kapital të madh financiar nëdispozicion.