Belind Këlliçi: “Bosat e vërtetë të krimit janë miqtë e Edi Ramës, me PD-në në pushtet policia nuk do të ketë fytyrën e Sandër Lleshit”

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nëpërmjetnjë statusi në Facebook shkruan se bandat dhe krimi po fitojnë terren çdo ditëe më shumë.

Si shkruan se jetojmë ende në një vend ku një qytetar i thjeshtë nuk kagaranci për jetën, sepse sot bosat e vërtetë të krimit, janë miqtë e Edi Ramës.

Aigjithashtu vijon duke thënë se me Partinë Demokratike në qeverisje, Policia nukdo të ketë më fytyrën e urryer të Sandër Lleshajt.

Statusi i tij:

Bandatdhe krimi po fitojnë terren çdo ditë e më shumë. Vrasjet raportohen në lajmesikur të ishin ndodhi normale dhe për më tepër, ministri i brendshëm mohon çdofakt dhe e kujdeset të shpërdorojë lekët e taksapaguesve shqiptarë për makinaluksi, pa e vrarë mendjen se çfarë po ndodh në rrugët e Shqipërisë.Inekzistenca e shtetit për të parandaluar krimin, ka shkaktuar një dëm të madhsocio-ekonomik. Rënia e investimeve të huaja në Shqipëri, rënia e nivelit të tëbërit biznes këtu, falimentimi dhe mbyllja e qepenave të bizneseve vendase,është e lidhur drejtpërdrejtë edhe me paaftësinë e Sandër Lleshajt, për tëparandaluar krimin dhe garantuar sigurinë publike!

Jetojmëende në një vend ku një qytetar i thjeshtë nuk ka garanci për jetën, sepse sotbosat e vërtetë të krimit, janë miqtë e Edi Ramës. Policia është gjithmonë nëgatishmëri për të arrestuar ata që kapen me ndonjë qese hashash, por asnjëherëata që tregtojnë tonelata kokainë, ata që trafikojnë njerëz, ata që merren mevrasje e përdhunime. Përkundrazi! Këta kriminelë, Edi Rama i ul në krahë sipartnerë, i shet si modele suksesi, i gradon në poste publike dhe i promovon nëParlament e në krye të bashkive të vendit!

Pseudo-shtetittë Edi Ramës i ka ardhur fundi. Me Partinë Demokratike në qeverisje, Policianuk do të ketë më fytyrën e urryer të Sandër Lleshajt. Ne do t'i kthejmëdinjitetin uniformave tona dhe do të bëjmë gjithçka për të luftuar krimin dhebandat. Policët meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe profesionalizëm, e jo simarioneta të shefit të rradhës, që thjesht marrin dhe ekzekutojnë porositë epushtetarëve.