Gjiknuri nuk i jep firmën opozitës: Te ODIHR marrim opinion për drafte, jo mosmarrëveshje teorike

Përfaqësuesi i PS-së, në Këshillin Politik, Damian Gjiknurirefuzon t'i japë firmën opozitës jashtëparlamentare për t'iu drejtua ODIHR përekspertizë lidhur me koalicionet parazgjedhore.

Ora News ka zbardhur qëndrimin e Gjiknuri në mbledhjen e këshillit fill pasi ka marrë në dorëzim letrën e opozitës për ODIHR.

"Nuk mund tefirmos letra të njëanshme. Letra juaj është vazhdim i retorikës politike. Nukkeni sjellë asnjë draft e propozim konkret. Nuk po sillni draft, nuk kenireflektuar" mësohet të jetë shprehur Gjiknuri duke shtuar se ODIHR do tidrejtohen vetëm me produkt konkret.

"Pres propozimettuaja konkrete për amendamentet. Tek ODIHR marrim mendim për mosmarreveshjet përdraftet, jo mosmarrëveshje teorike. Sipas marrëveshjes së 14 Janarit, ODIHR ikerkohet opinion per çështje te administrimit zgjedhor. Tek ODIHR kërkohetopinion për drafte konkrete" ka thënë më tej Gjiknuri.

Në letrën që tashmë ja kanë dorëzuar Këshillit Politik, anëtarët e opozitës i kanë parashtruar 5 pyetje OSBE/ODIHR-it ku i kërkojnë mendim për propozimin e socialisteve për ndryshimin e rregullave zgjedhore sa i përket koalicioneve parazgjedhore.

1. A janë në përputhje me standardet ndërkombëtaredispozitat në fuqi të Kodit Zgjedhor që lidhen me mekanizmin e koalicionevezgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandatave

2. A pengojnë futjen e listave të hapura mekanizmat nëfuqi për koalicionet zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandateve?Në rast se miratohen listat e hapura ndërsa mekanizmi ekzistues i koalicionevedhe formula për ndarjen e mandatave mbetet kjo është në fuqi, a do të ishtelegjislacioni shqiptar në pajtueshmëri me angazhimet e OSBE?

3. A mund të ndryshohen rregullat themelore të garëszgjedhore nga një palë, pasi procesi zgjedhor ka nisur, dhe vetëm 6 muaj paradatës së zgjedhjeve? Sa i rëndësishëm është stabiliteti i legjislacioninzgjedhor dhe njohja e ligjit nga garuesit zgjedhor para zgjedhjeve, përcilësinë dhe besueshmërinë e zgjedhjeve?

4. Nëse rregullat ndryshohen në mënyrë të njëanshme dheshumë pranë zgjedhjeve në mënyrë që t’i japin epërsi partisë që ka propozuarndryshimet, a minojnë këto ndryshime ose ndikojnë në parimet e stabilitetit tëligjit, sigurisë ligjore dhe rregullave të lojës, që janë kyçe për të ruajturangazhimet e OSBE për zgjedhje demokratike?

5. Duke parë pozicionet e kundërta të palëve, cila do tëishte zgjidhja e pranueshme për të dy palët në përputhje me angazhimet e OSBEdhe standardeve të tjera europiane për zgjedhje demokratike?