Mblidhet Këshilli Politik, opozita i bën 5 pyetje ODIHR për koalicionet parazgjedhore
Anëtarët e Këshillit Politik janë rimbledhur këtë të martë, 22 shtator, për të diskutuar mbi projektet e propozuara për ndryshimet në kodin zgjedhor.
Nëtakim opozita është paraqitur me kërkesën për ti kërkuar interpretim OSBE-ODIHR në të paktën pesë pika. Koalicionet dhe nëse përputhja e sistemit aKtualme standardet ndërkombëtare është shqetësimi kryesor.
"A pengojnë futjen elistave të hapura mekanizmat në fuqi për koalicionet zgjedhore dhe formulapërkatëse për ndarjen e mandateve? Në rast se miratohen listat e hapura ndërsamekanizmi ekzistues i koalicioneve dhe formula për ndarjen e mandatave mbetetkjo është në fuqi, a do të ishte legjislacioni shqiptar në pajtueshmëri meangazhimet e OSBE?"
Kurjemi 7 muaj para zhvillimit të zgjedhjeve Këshilli Politik ende nuk ka njëdraft përfundimtar, ndaj ngrihet shqetësimi për pasojat që do të ketë ndryshimii kodit në prag të votimeve.
"A mund të ndryshohen rregullat themelore të garës zgjedhorenga një palë, pasi procesi zgjedhor ka nisur, dhe vetëm 6 muaj para datës sëzgjedhjeve? Sa i rëndësishëm është stabiliteti i legjislacionit zgjedhor dhenjohja e ligjit nga garuesit zgjedhorë para zgjedhjeve, për cilësinë dhebesueshmërinë e zgjedhjeve?"
Nëpyetjen e katërt dhe të pestë opozita kërkon mendim nëse ndryshimet e njëanshmenë prag të zgjedhjeve minojnë sigurinë ligjore dhe rregullat e lojës dhe nëfund.
Dukeparë pozicionet e kundërta të palëve, PD dhe LSI kërkojnë ekspertizë se cila dotë ishte zgjidhja e pranueshme për të dy palët për të realizuar zgjedhjedemokratike.
Por burimet nga Këshilli Politik kanë bërë të ditur se përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri, ka refuzuar të firmosë kërkesën duke theksuar se OSBE- ODIHR shprehet mbi drafte.
LETRA E PLOTË E OPOZITËS JASHTËPARLAMENTARE DREJTUAR OSBE/ODIHR
Drejtuar: OSBE/ODIHR
Tiranë,22 Shtator 2020
E nderuar zonjë / Zotëri,
Falemnderit për ndihmën e vlefshme që OSBE / ODIHR i ka dhënë KëshillitPolitik në procesin e reformës zgjedhore në Shqipëri.
Më pak se dy muaj pasi ligji i 23 korrikut rikonfirmoi mekanizmin ekzistuestë koalicioneve dhe ndarjes së mandateve, partia në pushtet po propozon tandryshojë atë. Ajo propozon që në vend të listave të përbëra, koalicionet duhettë paraqesin një "listë të përbashkët" të vetme, e cila më pas do tëndryshonte rrënjësisht rregullat e zgjedhjeve që rregullojnë transformimin evotave në vende. Modeli i listës së përbashkët dhe formula e lidhur me të përndarjen e mandateve që partia në pushtet propozon, është zbatuar në zgjedhje tëmëparshme midis 2000 dhe 2001 në Shqipëri dhe është shfuqizuar mekonsensualitet dhe është zëvendësuar në 2003 me modelin ekzistues të listave tëpërbëra.
Opozita ka kundërshtuar propozimin e partisë në pushtet dhe ka kërkuar tëruhet mekanizmi ekzistues i "aleancës elektorale" me listat e përbëradhe formulën përkatëse të ndarjes së mandateve që është tashmë në fuqi. Më 6shtator Presidenti i Republikës ka vendosur që data e përgjithshme e zgjedhjeveështë 25 Prill 2021. Si pasojë, procesi zgjedhor ka filluar zyrtarisht dhe partitëpolitike kanë fituar tashmë të drejtën për t'u regjistruar si subjektezgjedhore, duke filluar nga 7 shtatori deri në 70 ditë para deri në ditën ezgjedhjeve. Opozita gjykon se rregullat themelore që rregullojnë konkurrencënzgjedhore midis partive politike kundërshtare si dhe shpërndarjen e mandatevenë përputhje me votat përkatëse, nuk mund të ndryshohen pasi ka filluar procesizgjedhor. Opozita gjykon se veprime të tilla prekin parimet e stabilitetit tëligjit, sigurinë ligjore dhe fushën e barabartë të lojës, të cilat janëvendimtare për të respektura angazhimet e OSBE-së për zgjedhje demokratike.Opozita vlerëson se propozimi i partisë në pushtet për të ndryshuar rregullatdiktohet nga interesat e menjëhershme politike të partisë në pushtet dhe ka përqëllim manipulimin e sistemit në avantazhin e vet.
Marrëveshja e 14 Janarit 2020 parashikon që partitë në Këshillin Politik tëkërkojnë konsensus për çështjet e reformës zgjedhore dhe në rast se kjo nukështë e mundur, palët do të kërkojnë mendimin e ekspertëve të OSBE / ODIHR.Bazuar në këtë marrëveshje, ne kërkojmë mendimin dhe ndihmën e ekspertëve tuajpër çështjet e mëposhtme:
1. A janë dispozitat në fuqi tëKodit Zgjedhor në lidhje me mekanizmin e koalicioneve zgjedhore dhe formulënpërkatëse për ndarjen e mandateve në përputhje me standardet ndërkombëtare?
2. A e pengon mekanizmi në fuqi i koalicioneve zgjedhore dhe formulapërkatëse për ndarjen e mandateve, futjen e listave të hapura? Në rast selegjislacioni miraton listat e hapura dhe mekanizmi ekzistues i koalicionevezgjedhore si dhe formula e përkatëse për ndarjen e mandateve për koalicionetmbeten kështu siç janë aktualisht në fuqi, a do të ishte legjislacioni përkatësshqiptar në përputhje me angazhimet e OSBE-së?
3. A mund njëra palë të ndryshojë rregullat themelore që rregullojnëkonkurrencën zgjedhore, pasi ka filluar procesi zgjedhor, dhe vetëm 6 muaj paradatës së zgjedhjeve? Sa e rëndësishme është qëndrueshmëria e legjislacionitzgjedhor dhe njohja e ligjit nga konkurrentët zgjedhorë përpara zgjedhjeve, përcilësinë dhe besueshmërinë e zgjedhjeve?
4. Nëse rregullat ndryshohen në mënyrë të njëanshme dhe shumë afërzgjedhjeve për t'i dhënë përparësi partisë që ka bërë ndryshimet, a mund tëprishin apo të ndikojnë ndryshime të tilla në parimet e stabilitetit të ligjit,sigurinë ligjore dhe fushën e barabartë të lojës, të cilat janë thelbësore përtë respektuar angazhimet e OSBE-së për zgjedhje demokratike?
5. Duke pasur parasysh pozicionet e ndryshme, cila do të ishte një zgjidhjee pranueshme për të dy palët, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhestandardet e tjera evropiane për zgjedhjet demokratike?
Përgjigja juaj në kohë ndaj çështjeve të mësipërme vlerësohet shumë dheështë shumë e rëndësishme për të adresuar këtë mosmarrëveshje me qëllim gjetjene një zgjidhjeje të pranueshme që do të krijonte një klimë besimi të qytetarëvenë një proces zgjedhor demokratik.
Me respekt,
ANËTARËT E KËSHILLITPOLITIK

