Vranë 39-vjeçarin dhe plagosën të birin, gjykata mbyll në qeli 2 nga autorët
Gjykatae Durrësit mbylli në qeli me masë sigurie arrest me burg autorët e dy vrasjevetë shënuara fundjavën e kaluar për një fjalë një shikim e një bllokim rruge. NdërsaGjykata e Fierit mbajti në burg, 31 vjeçarin që për 5 orë mbajti në alarmpolicinë pasi kanosi familjen e bashkëshortes e më pas kërcënoi për vetëvrasje.
Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë "arrestme burg" për Klodian Daçin e Serxhio Tatazin, dy nga tre të rinjtë eakuzuar për vrasjen në bashkëpunim të 39 -vjeçarit Armando Baboçi dhe plagosjene të birit 19 vjeçar Erald Gjini, i cili ka ndryshuar mbiemër.
Henrik Tatazi, ndërkohë pritet të njihet me masën esigurisë në vijim, pasi ai mbeti i plagosur në përleshjen dhe ndodhet nëgjendje të rëndë në Spital.
Detyrim paraqitje është vendosur për ArgitKastrioti, 24 vjeç dhe Endri (Cimo) Bregu, 25 vjeç, të cilët u vunë në prangame akuzën e moskallzimit të Krimit,
Krimi i 18 shtatorit në Durrës, pasoi një konflikt me sende të forta shkak i të cilit sipas burimeve u bë një shikim mes të rinjve.
Më herët gjykata e Durrësit mbylli në qeli ArbërKoten, shoferin e autobusit të një fasonerie i cili pas një sherri për bllokimine rrugës vrau me thikë në zemër 34o vjeçarin Idajet Dulla.
Para gjykatës, 26 vjeçari shfaqi pendesë ndërsa i kërkoifalje familjes së viktimës, mesazh të cilin para gjykatës e përsëriti edheavokati i tij mbrojtës.
26-vjeçari ka thënë se ka vepruar për vetëmbrojtjendërsa ka shtuar se është penduar që ka lejuar përshkallëzimin e situates derinë vrasje me thikë në zemër.
Gjykata e Fierit ndërkohë mbajti në qeli 31-vjeçarin Elton Meta, i cili menjë armë zjarri në dorë kërcënoi për 5 orë se do të vetëvritej nga banesa eprindërve të bashkëshortes, pasi ajo e kishte braktisur bashkë me fëmijën emitur.
Në Gjykatë, ai mësohet se justifikuar veprimin medeklaratën “çfarë mund të bëjë një baba pa vajzën?"
Ndërsa avokati kërkoi vlerësimin të shëndetit mendorpër 31-vjeçarin dhe një masë me të lehtë sigurie, të cilat u refuzuan.
Java që lamë pas u mbyll me 5 të vrarë dhe 4 tëplagosur në krime kundër jetës.