Kapet "makthi" i Kavajës, vidhte banesa e biçikleta

Policia e Kavajës ka arrestuar një 25-vjeçar, i dyshuar siautor i disa vjedhjeve të banesave dhe biçikletave.

Grupi hetimor ka mundur të zbardhë dhe dokumentojë 10 rastetë vjedhjeve të banesave dhe biçikletave, të kryera nga ky shtetas.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa ngasendet e vjedhura dhe një pistoletë çakmak.

"Komisariati i Policisë Kavajë, nisur nga shqetësimet e qytetarëve në lidhje me vjedhjet e banesave dhe të biçikletave të ndodhura kohët e fundit në zonën e Kavajës, organizoi punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë një banesë, shtetasi B. B., 25 vjeç, banues në Peqin, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”' njoftoi policia.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar seky shtetas është autor edhe i 10 rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave dhebiçikletave, konkretisht:

-Më datë 18.09.2020, ka vjedhur një televizor në banesën eshtetasit M. H.;

-Më datë 16.09.2020, ka vjedhur një televizor në banesën eshtetasit A. M.;

-Më datë 13.09.2020, në Golem, Kavajë, ka vjedhur disa veglapune elektrike në banesën e shtetasit R. H.;

-Më datë 30.08.2020, tek mali i Robit, në Golem, ka vjedhurnjë shumë parash dhe një telefon në banesën e shtetasit E. B.;

- Më datë 23.08.2020, në fshatin Qerret, ka tentuar tëvjedhë në banesën e shtetasit A. L.;

- Më datë 12.08.2020, në Malin e Robit, ka vjedhur 700 euronë banesën e shtetasit E. K. dhe 220.000 lekë të vjetra në banesën e shtetasitA. S.;

- Më datë 08.08.2020, tek Mali i Robit, Golem, ka vjedhurbiçikletën e shtetasit L. V.;

- Më datë 31.07.2020, në Golem, tek Mali i Robit, ka vjedhurbiçikletën e shtetasit S. C.;

-Më datë 07.05.2020, ka vjedhur me thyerje banesën eshtetasit S. Ç., ku ka marrë një televizor.;

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentiminedhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve në të cilat mund të jetë i implikuarky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit GjyqësorKavajë, për veprime të mëtejshme.