Shkuan në Barcelonë të shohin "El Classicon" tre gjyqtarët shpallen fajtor por dënimin s'do e vuajnë në qeli

Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli sot vendimin për 3gjyqtarët e Durrësit: Petrit Çeno, Klinton Spahiu dhe Petraq Dhimitri.

Tre gjyqtarët janë shpallur fajtor për akuzën e korrupsionitpor dënimi I tyre është konvertuar në shërbim prove.

Ish-Gjykata e Krimeve të Rënda i dënoi ata me nga 3 viteburg, për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulej 1/3 e denimit.

Ndërkohë Apeli sot ia konvertoi në shërbim prove.

Shërbim prove është vendosur edhe për biznesmenin NamikSadik, i akuzuar për korrupsion aktiv.

Në bazë të hetimeve, gjyqtarët kishin udhëtuar për tëndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës në tetor 2014.