Akuza e opozitës: Gjiknuri kërkon që kodin zgjedhor ta presë dhe qepë për interesa të PS

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, OerdBylykbashi dhe Petrit Vasili, akuzuan PS se po po kërkon të bëjë ndryshime tënjanshme në kodin zgjedhor.

Bylykbashi: Opozita u kaqëndruar pikë për pikë angazhimeve të 14 janarit. Sot PS sërish refuzoi që tidrejtohemi OSBE-ODIHR, përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen e këshillit. Ne dotë vazhdojmë këtë detyrë për të zbatuar standardet ndërkombëtare brenda dhejashtë Këshillit, presim reflektimin e PS.

Vasili shkoi më tej, kur tha se Gjiknuri thotë do ta presëdhe qepë kodin zgjedhor si do ti shkojë më mirë dhe në interes të PS.

Vasili: Vendosëm draftinnë tavolinë, qëndrimi i Gjiknuri ishte refuzues. Ai tha se vetëm pyetjet që bëjunë mund të shkojnë te OSBE-ODIHR. PS do të minojë dhe shkatërrojë KëshillinPolitik. Të tmerruar nga realiteti i humbjes së zgjedhjeve thonë që këshillipolitik qenka organizëm konsultativ. Gjiknuri e tha qartë se partitë politike e bëjnë ligjin zgjedhor sipasinteresave të tyre.

Por Bylykbashi paralajmëroi se Këshilli nuk ka për të qenëkrrë as fasadë dhe as vulë noteri e mazhorancës për intersat e saj.

Të pyetur nëse do të njohin ligjin e ri zgjedhor nëse kalonnë mënyrë të njëanshme, Bylykbashi tha:

Bylykbashi: Jemi vetëm 6muaj nga data e zgjedhjeve, mazhoranca kërkon të ndryshojë mekanizmin me tëcilat partitë marrin votat dhe votat e tyre përkthehen në mandate. Komisioni iVenecias dhe ODIHR i kanë vizë të kuqe këto elementë thelbësore nuk ndryshojnënëse ka kaluar një vit, ligji do të ishte jashtë standardeve ndërkombëtare. Qëllimii Këshillit është arritja e konsensusit për të garantuar standardet ndërkombëtaretë zgjedhjeve. Nëse nuk ka konsensus mekanizmi është ti drejtohemi OSBE-ODIHR. Opozitaka për draft kodin zgjedhor ekzistues sa u përket koalicioneve parazgjedhore.