Në pikëpyetje Universiteti i Elbasanit, Rira: 13 degë janë mbyllur, rrezikojnë 10 të tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2020, 12:05
Mbyllja e degëve të studimit është një fenomenshqetësues në universitetet në rrethe në çdo prag viti të ri akademik.
Miranda Rira, përfaqësues e Lëvizjes Socialiste për Integrim ngriti alarmin për Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ku aktualisht janë mbyllur 13 degë në profile te ndryshme dhe rrezikojnë të mbyllen 10 degë të tjera.
Arsye vlerësohen disa. Por për LSI, kryesore janë vendimi i qeverisë Rama për mesatarendhe tarifat e larta.
Në këtë situatë, Rira kishte një thirrje për Ministren e re të Arsimit, pedagoge e Universitetit të Elbasanit.