"Çfarë do të bëjë një baba pa vajzën e tij?" Mbetet në burg 31-vjeçari që kërcënoi të vetëvritej me kallash
Gjykata e Fierit la sot në burg 31-vjeçarin, Elton Meta, i cili mbrëmjen e të shtunës kishte shkuar te shtëpia e vjehrrit të tij dhe kërcënonte se do të vetëvritej.
Gjyqtari, Ergys Selmani, vendosi masën e sigurisë "arrest me burg". Të njëjtën masë kishte kërkuar dhe prokuror i çështjes Çlirim Sina.
Ndërsaavokati i tij Ermal Hamataj kishte kërkuar arrest me burg me afat 30 ditor për kryerjen e ekspertimit psikologjik dhe tëshëndetit mendor.
"Kemi dyshime qëpersoni i arrestuar paraqet gjendje emocionale të paqëndrueshme për shkak të njëaksidenti të ndodhur para pak kohësh që i ka sjellë dëmtime në pjesën e kokës. Sipasfamiljarëve ai ka kryer edhe verpime të tjera të dhunshme. Situata ka avravuarpër shkak të rrethanave jo të favorshme mes çiftit, dyshimet e ndërsjellta përmungesën e besnikërisë ndaj njëri-tjetrit kanë bërë që ajo është larguar ngabanesa bashkëshortore duke shkuar te prindërit e saj dhe duke marrë me vetevajzën 18 muajshe. Për këtë arsye ka shkuar në banesën e babait dhe nënës sëbashkëshortes, për të kërkuar fëmijën. Por në asnjë moment nuk ka pasur për qëllimti bëjë keq askujt."
Vetë Elton Meta mësohet se ka thënë në gjykatë: Çfarë do të bëjë një baba pa vajzën e tij?
31-vjeçari akuzohet për tre vepra penale, "armëmbajtjepa leje", "kundërshtim të punonjësit të policisë dhe "dhunë nëfamilje" .
Mendohet se ka qënë një konflikt që Elton Meta ka pasur mebashkëshorten e tij dhe kjo e funditsipas familjarëve nuk e lejonte që të takontë vajzën 1 vjeçe e gjysmë.
“Jammama e djalit, Elton Meta. Ai kaloi në depresion nga nusja, sillej shumë keq.Ajo ikën nga shtëpia dhe merr vajzën e vogël. Unë e marr në telefon dhe i themse çfarë është kjo që bëra. Ajo më tha se nuk e do më djalin. E shihja seshkruante në telefon. I thash ik në shtëpi se Toni të do. Ajo the se ka bërëgabime dhe do që të ndahet nga djali. Edhe gjyshja tha se nuk do ta japë mëatje, nuk do të qëndrojë më çupa.
Ajoi mbyllte telefonin dhe djali nuk shihte dot vajzën e vogël. Djali e kadenoncuar. Nuk e ka ndihmuar njeri dhe ai iku në mënyrë të paditur. E marrim nëtelefon dhe ai thotë se është në malin e Tomorit keq. I them hajde se do tazgjidhim. Pastaj erdhi policia në shtëpi dhe na tha se nuk e kemi mirë djalin.Djali tha se nëse nuk sheh vajzën do të vrasë veten. Nuk e di ku e ka gjeturarmën. Nusja paftë hajër nga zanati, sic ma nxiu mua pragun e shtëpisë, kështuu bëftë!”
Ndërkohë, Bashkim Meta babai i djalit, po ashtu tha se Eltoni e ka denoncuar nusen në polici dhe kjo e fundit nuk e ndihmoi.
Lexo edhe- Dorëzohet i riu që tentoi të vrasë veten me kallash
Arrestohet për armëmbajtje pa leje e dhunë në familje 31-vjeçari