"Asgjesoi armikun kryesor që mbante peng sovranitetin," Meta vlerëson me dekoratë Avni Rustemin pas vdekjes
Presidenti Ilir Meta vlerëson me dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës pas vdekjes.
Një vlerësim I tillë bëhet në rastin e 125 vjetorit të lindjes sëtij.
Merastin e 125-vjetorit të lindjes, në vlerësim dhe mirënjohje të thellë përaktin e Tij të lartë patriotik, që kreu 100 vjet më parë, duke asgjësuararmikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes sePavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali,kam sot nderin dhe privilegjin të vlerësoj Heroin e Popullit, Avni Rustemi, meDekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës.
Akti i tij burrëror dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën mbarë shqiptare kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që u manifestua në Luftën Kombëtare të Vlorës
