IKMT shemb 12 pallate në Valias

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi një aksion në Valias për të shembur brenda ditës, 12 ndertesa

Ndërtesat janë shpallur të pabanueshme dhe të rrezikshme për banorët, pas tërmetit të 26 nëntorit vitin e kaluar.

Janë 5 pallate dykatëshe, 6 pallate trekatëshe dhe një pallat katërkatësh që do të prishen nga IKMT, për t’i hapur rrugë ndërtimit të objekteve të reja për banorët.