Negociatat me BE-në drejt shtyrjes
Shqipëria dhe Maqedonia Veriore nuk kanë ende datë për zhvillimin ekonferencës së parë ndërqeveritare të integrimit, e cila shënon fillimin zyrtartë negociatave me Bashkimit Europian. Pengesë kryesore për të dy vendet së pariështë kriza e koronavirusit dhe tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në MesdheunLindor.
Ndërkohë, në Këshillin Europian vijojnë diskutimet për kornizën e negociatavepër Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, pasi vendet anëtare kanë paraqiturvërejtjet e tyre. Në bazë të metodologjisë së re të zgjerimit, korniza ështëdokumenti kyç mbi të cilin Shqipëria dhe Komisioni Europian do të hapinkapitujt e negociatave.
Ndonëse përgatitja e kornizës së negociatave për Shqipërinë dhe MaqedoninëVeriore është drejt fundit nga zyrtarët europianë, çështja e zgjerimit nukështë përfshirë fare në axhendën e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme. Deritani dihet vetëm se Komisioni Europian do të paraqesë më 6 tetor raportprogresin për vendet kandidate.
Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia Veriore presin një datë për mbajtjen ekonferencës së parë ndërqeveritare të negociatave dhe duket se për të dy vendetprocesi është në krizë.
Shqipëria ende nuk ka zgjidhur mosmarrëveshjet e brendshme politike, kushumica lidhen me reformën zgjedhore e për të cilën nga Bashkimi Europiankërkohen miratim me konsensus. Nga ana tjetër institucionet e larta tëdrejtësisë, si Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë ende jashtë funksionit.
Maqedonia Veriore nuk ka probleme të tilla, por fqinji i saj Bullgaria kangritur pretendimeve nga për çështjen e gjuhës dhe të minoriteteve.Zv./kryeministri maqedonas për Çështjet Europiane, Nikolla Dimitrov ndodhet nëBruksel për takime me zyrtarë të lartë gjatë Këshillit të Çështjeve tëPërgjithshme.
Nga Shqipëria, nuk ka asnjë përfaqësues Bruksel dhe nga Gjermania, vend icili mban kryesinë e radhës së BE-së, kryeministri Edi Rama tha se çështja enegociatave lidhet me dinamikat e brendshme të vendeve anëtare. I vetmi zyrtar i shtetitshqiptar që ka filluar takimet, është kryenegociatori Zef Mazi. Mësohet se tëenjten më 24 shtator ai do të marrë pjesë në një seancë dëgjimore joformale nëKomisionin e Politikave Europiane të Parlamentit Italian.