ISSH me 53 shërbime online, Rama: Shkurtohet kohë dhe shmanget kontakti me administratën
Shumica eshërbimeve për sigurimet shoqërore mund të merren online përmes portalit e-Albania.Kjo për Kryeministrin Rama është një shpëtim për qytetarët, të cilët në radhëtë parë shmangin kontaktin me administratën, i cili ishte një burim korrupsioni.Nga ISSH në Durrës, kreu i qeverisë thase në një të ardhme të afërt nuk do ketë më shërbime në sportele.
Nga Durrësi, ku vizitoi zyrat e Institutit të SigurimeveShoqërore, Kryeministri Edi Rama tha se marrja e shërbimeve online katransformuar gjithë sistemin.
Sipas tij, është janë shmangur radhët në sportele, dhe mbi tëgjitha shmanget kontakti fizik mes personit dhe administratës.
Ndërkohë ministrja Anila Denaj tha se shërbimet online kanëshkurtuar me 50 përqind kohën për qytetarët.
Janë 53 shërbime që qytetarët mund t’i marrin online, tëcilat më parë ofroheshin në sportele.