Nuk ndalet ndotja në Gjanicë

Ndotjae Lumit Gjanica në Fier nuk ka të ndalur. Fenomeni ishte i dukshëm edhemëngjesin e së martës, duke alarmuar qytetarët të cilët i bëjnë institucionetpo aq përgjegjës sa vetë fajtorët.

Krimi mjedisor në Gjanicë nuk ka të ndalur. Kjo ishte pamja e lumit mëngjesin e kësaj të marte. Ndotja mbetet plagë pa shërim.

Mbetjet hidrokarbure të kompanive të naftës, dyshohenshkaktari kryesor, por shqetësim janë kthyer edhe mbetjet urbane qe hidhen nëlumë.

Fenomeni përsëritet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsaautoritetet kanë dështuar që të ndëshkojnë përgjegjësit.

Ndaj qytetarët i bëjnë ata përgjegjës po aq safajtorët.

Disa javë më parë, Angjensia Kombetare e Mbrojtjes sëMjedisit Fier tha se kanë evidentuar 29 pika ndotjeje.

 Inspektimet ijanë dërguar zyrës juridike për t’i gjobitur.

Prej prej asaj kohë, nuk ka pasur asnjë reagim përfenomenin që mbetet i pranishëm.

https://youtu.be/M-4QwuWOfWU