Horror në një lokal në Kavajë, burri godet disa herë me thikë një të moshuar dhe arratiset
Kjo ngjarje kriminaleështë regjistruar mbrëmjen e 17 shtatorit në një lokal në Kavajë. Një qytetar,i identifikuar si Besnik Çelmeta, është masakruar me thikë nga shtetasi RizanAliu.
Kamerat e sigurisë sëlokalit kanë filmuar të gjithë ngjarjen e rëndë. Ora shënon 19:46, dhe autoriRizan Aliu shikohet teksa hyn me nxitim në lokal duke ndjekur Besnik Çelmetën.
Ky i fundit ndalonbrenda lokalit dhe duket se ka një diskutim mes tyre. Nuk vonon shumë, Aliu ihedh dorën në bel dhe më e godetvazhdimisht me shpulla derisa sa e hedh në tokë në një cep në brendësi të lokalit.Një person tjetër nxiton pas tyre për ti ndarë por duket se e ka të pamundurdhe bën pas.
Pastaj autori nxjerrnjë thikë dhe e godet disa herë. Nga lokali fillojnë të dalin edhe një grua dhenjë burrë tjetër të alarmuar.
Një tjetër personfutet brenda dhe bind autorin të largohet, i cili shihet me thikë në dorë teksalë lokalin.
Ka një debat nëverandën e lokalit mes tij dhe disa personave të tjerë dhe më pas ikën në shoqërinëe një gruaje dhe një burri.
Videoja ështëpublikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Nipi i të plagosurit pretendon në mesazhin dërguar Berishës, se policia nuk ka bërë asgjë pasi efektivët janë miq me agresorin.