Jorida Tabaku: Raporti i fundit i UNICEF një kambanë alarmi për qeverinë shqiptare!
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmes njëpostimi në Facebook shkruan se vetëm 70% e shkollave tona kanë kushtet minimaletë higjienës dhe 30% e tyre nuk kanë as ujë dhe as kushte minimale pastërtie.
Tabaku shprehet se veç kushteve higjenosanitare,Shqipëria merr notë ngelëse edhe përsa i takon përdorimit tëinternetit në shkolla, kompjuterave apo infrastrukturën e avancuar.
Ajo shton se këto fakte nuk mund të injorohendhe as zhvlerësohen nga propaganda dhe as nga videot 3D që më kot përpiqen tëmanipulojnë të vërtetën e hidhur të gjendjes katastrofike të sistemit arsimor.
Tabaku: Vetëm 70% e shkollave tona kanëkushtet minimale të higjienës dhe 30% e tyre nuk kanë as ujë dhe as kushteminimale pastërtie. Këto shifra janë vetëm një vëzhgim nga UNICEF pasi tëdhënat e sakta mungojnë plotësisht dhe nuk bëhen publike nga qeveria. Situatabëhet alarmante në kushtet kur vendi po përballet nisjen e procesit arsimor medisa turne dhe kushte të rënduara të shkaktuara nga pandemia. Veç kushtevehigjeno sanitare,Shqipëria merr notë ngelëse edhe përsa i takon përdorimjt tëinternetit në shkolla, kompjuterave apo infrastrukturën e avancuar. Gjendja eshkollave publike sot ne Shqipëri është pasqyrë e qartë e keqqeverisjes dherrënimit të çdo institucioni shtetëror. Arsimi është një tragjedi që po rrënon përditë të ardhmen e vendit.
Këtofakte nuk mund të injorohen dhe as zhvlerësohen nga propaganda dhe as ngavideot 3D që më kot përpiqen të manipulojnë të vërtetën e hidhur të gjendjeskatastrofike të sistemit arsimor. Jeta dhe shëndeti i nxënësve dhe mësuesvejanë sot më të rëndësishme se çdo formë e propagandës bajate. Ndaj në vend tëgënjeshtrave të paketuara me bojërat e rilindjes, është koha të merren masaurgjente për të siguruar urgjentisht kushte higjeno sanitare në të gjithainstitucionet arsimore në vend. Investimet që shqiptarët presin dhe ne do të sigurojmëdo të jenë në arsim dhe shëndetësi.