Hajdari draft për listat e hapura: Të lëmë mënjanë interesat partiake, të rikthehemi të martën

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në KëshillinPolitik, Rudian Hajdari kërkon që PS dhe PD të lënë mënjanë interesat e tyrepartiake dhe të mblidhen të martën në orën 10:00.

Pas PS, edhe vetë Rudina Hajdari ju ka dërguarGjiknurit dhe Bylykbashit propozimet e saj për votën preferenciale në lista100% të hapura dhe për shpërndarjen e mandateve.

Sipas këtij drafti emrat në listën e subjektitzgjedhor të renditen sipas rendit alfabetik duke filluar nga shkronja A.

Gjithashtu cilësohet se qytetarët mund tëvotojnë subjektin zgjedhore dhe 1 kandidat.

Ndërsa përsa i përket shpërndarjes së mandatedeputetja Hajdari propozon që të nisë në bazë të rirenditje së votës parapëlqyeseqë kandidatët kanë marrë në proces.

Ndërkohë për të garantuar përfaqësimin gjinornë dokument shkruhet se duhet të bëhet sërish një korrektim i listës.

Në rastet kur nuk është plotësuar detyrimikushtetues i përfaqësimit gjinor me 30%, kandidati I renditur I fundit igjinisë më shumë të përfaqësuar zëvendësohet me kandidatin më të votuar, tërenditur nën listën e fituesve të gjinisë më pak të përfaqësuar.

Ky mekanizëm përsëritet deri në plotësimin ekuotës gjinore me 30%.

Pasi ju ka bërë me dije propozimet e sajRudina Hajdari do të duhet të bindë PS dhe PD që të ulen sërish në tryezën errumbullakët, ku palët kanë qëndrime të ndryshme.

PD kërkon ekspertizën ndërkombëtare të ODIHR, kërkesëe cila kundërshtohet nga PS, e cila kërkon që më parë të ketë një diskutim mbidraftin e saj për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore

Propozimi për listat e hapu... by Ora News Lajme

Info amendamentet; Kodi Zgj... by Ora News Lajme