Sherri për pak përfundoi në vrasje/ Arrestohet autori, ja ç'thotë e dhunuara
Arrestohet Hilë Simoni në fshatin Guri i zi i Shkodrës.Ky i fundit dhunoi dhe tentoi të shtypë me makinë 54-vjeçaren Kaltrina Hila, fqinj me njëri-tjetrin.”Katrina Hila më doli para me një levë hekuri për të më vrarë dhe në atë moment nga frika e kam zënë me makinë", citohet të ketë thënë para policisë Simoni.Ndërkohë e plagosura ka rrëfyer se si Hilë Simoni, që ka një konflikt me bashkëshortin e saj e ka dhunuar.”Fillimisht më goditi dhe më pas më zuri me makinë”- tha Katrina Hila.Si pasojë e përplasjes, 54-vjeçarja përfundoi në spital me fraktura të shumta në trup.Njoftimi i Policisë Shkodër:Perplas me makine qëllimisht një shtetase, pas një konflikti, falë reagimit të shpejtë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i kësaj ngjarjeNga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër falë reagimit të shpejtë, kapet dhe arrestohet në flagrancë në tentative për tu larguar, shtetasi H. S. 61 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, ShkodërArrestimi i ketij shtetasi u bë pasi në lagjen Kertollaj, në fshatin Gur i Zi, është kofliktuar me shtetasen K. H. 55 vjeçe banuese në fshatin Guri Zi, Shkodër dhe me pas shtetasi H. S. ka përplasur qëllimisht me mjetin e tij tip "Mitsubishi", këtë shtetase duke i thyer këmbët, e cila është dërguar për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Automjeti me të cilin ka përplasur shtetasen K. H. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.