PD jep alarmin: Mësuesit po shfrytëzohen si skllevër, qeveria të financojë shkollat

Përmesnjë daljeje për mediat nga selia Blu, Ndriçim Mehmeti hodhi akuza kundrejtqeverisë në lidhje me arsimit.

SipasPD-së në javën e parë të vitit të ri shkollor ajo që u vu re gjerësisht, ishtetrajtimi i mësuesve si skllevër.

Deklarata e PD-së:

Qeveria në ikje e Edi Ramës nuk kamarrë asnjë masë për të siguruar mësim cilësor. Mësuesit detyrohen të punojnëme 2, 3 dhe 4 turne, nga 12 orë në ditë, pa pushim, pa ushqim, me njëmbingarkesë skllavëruese vetëm për faktin se qeveria refuzon të shtojë fondetpër shkollat dhe të rrisë numrin e mësuesve. Me 30 minuta mësim dhe me mësuestë rraskapitur, sakrifica e të gjithëve, e nxënësve, prindërve, mësuesve, nukdo të shpërblehet me dije më të mira. Është në detyrimin e qeverisë tërespektojë rregullat që vetë ka shkruar. Në janar, Ministria e Arsimit nxorinjë rregullore ku thuhej se “mësuesi nuk mund të qëndrojë fizikisht më shumë se30 orë në javë në shkollë”.

"Realiteti tani është se atadetyrohen të qëndrojnë edhe mbi 40 orë, duke i shfrytëzuar si skllevër, pa ushqetësuar se, sa më shumë t’i keqpërdorin mësuesit, aq më shumë do të uletcilësia e mësimdhënies. Në fund të javës së parë, mësuesit, janë të lodhur, tëkeqtrajtuar, të mbistresuar nga puna me orë të zgjatura, pa ushqim, pa dalë ngashkolla. Brenda një ditë, atyre u  duhet të ndërrojnë edhe deri nëtre maska, duke shtuar shpenzimet e tyre dhe rënduar ekonominë familjare. Egjithë kjo sakrificë dhe rraskapitje, as nuk lehtësohet prej ndonjë mase tëqeverisë dhe as nuk shpërblehet."

Qeveria e kryeministrit në ikje potregohet tërësisht e pandjeshme ndaj mbingarkesës së mësuesve dhe nuk u paguanatyre të gjitha orët shtesë dhe vështirësinë e punës me 2, 3 dhe 4 turne. Heshtjae qeverisë dhe trajtimi i mësuesve si skllevër, duke i kërcënuar edhe me vendine punës, duhet të marrë fund sa më shpejt. Në mënyrë që fëmijët të mos dalinanalfabetë funksionalë nga bankat e shkollës edhe pas këtij viti covid, janëdisa masa emergjente që duhen marrë. Qeveria duhet të miratojë pa vonesë njëbuxhet shtesë, për vijimin normal të mësimit, i cili do të mbulojë këto nevojabazike:

 •           Shpërblimine mësuesve për orët e zgjatura

•           Marrjennë punë të mësuesve të rinj për të mbuluar ngarkesën e turneve

•           Testiminserologjik dhe me tampon të mësuesve dhe stafit ndihmës

•           Sigurimine termometrave,  dezinfektantëve dhe kushteve minimalehigjeno-sanitare në shkolla.

•           Brendatetorit, të bëhet certifikimi i shkollave, nëse përmbushin kushtet anticovid

Gjithashtu, qeveria duhet të sigurojëqë çdo institucion publik apo privat t’u mundësojë prindërve të punësuarmarrjen e fëmijëve nga shkolla deri në kthimin në normalitet.

Partia Demokratike inkurajon çdomësues që të refuzojë keqtrajtimin dhe shfrytëzimin që i bëhet punës dhe mundittë tyre. Pas 25 prillit, gjërat do të ndryshojnë për mirë!

Arsimi do të jetë prioriteti madhor iqeverisë së re të kryeministrit Lulzim Basha!​