Durrës, prangoset autori i dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit me thikë në zemër
Vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes sëdjeshme ku ndërroi jetë një 33-vjeçar.
Policia e Durrësit bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ai është Arbër Koti, është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote.
Koti ishte shofer i një urbani që transportonte punonjës të një fasonerie në zonë.
"Nëvijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 26 vjeç, banues nëDurrës. Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive tëdobëta, ka goditur me mjet prerës(thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, kandërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës." -njofton policia.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
Lexo edhe: