Listat përplasin presidentin me PS, Meta: I hapni 100% ose largohuni! Balla: Listat e hapura janë fakt

Edhe Presidentit Ilir Meta mendon qëdrafti i propozuar nga PS në Këshillin politik për hapjen e listave dhe koalicionetparazgjedhore është një tentativë për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit.

Për këtë arsye Kreu i Shtetit, përmes njëpostimi në rrjetet sociale i kërkon mazhorancës socialiste që të reflektojëpasi në kundërt do të marrin përgjigje nga qytetarët.

"Çdo manovër mashtruese që u heq tëdrejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm meqëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, dotë ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetëe jo kukulla kryetarësh. Mos kini frikë nga hapja e listave! Hapni listat oselargohuni!"

Por thirrjen e Ilir Metës dhe kundërshtitëe PD në Këshillin Politik, PS nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm i quan blofepolitike.

"Hapja elistave tashmë është një fakt dhe nuk ka më kohë për të humbur, për të votuarKodin Zgjedhor. Humbësit përsëritës duhet të heqin dorë nga ndërtimi i alibive,duke u fshehur pas akuzave dhe blofeve. Ne jemi gati ta diskutojmë propoziminnë mënyrë gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe brenda pakjavësh duhet të kemi miratuar reflektimin në Kod të ndryshimeve kushtetuese."

Përtë mbrojtur propozimin socialist, Balla nga Belshi nënvizon se me ndryshimet esjella prej tyre votuesit kanë të drejtë të rendisin kandidatët.

"Lista ekandidatëve të subjektit zgjedhor do të jetë 100% e hapur. Çdo kandidat nëlistë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka tëdrejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tekemri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve qëtë ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateveduke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje tëmadhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Propozimi ynë ruanplotësisht edhe pragun e përfaqësimit gjinor. Një parim i tillë aplikohet nënjë sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtëtë ri-rendisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale."

Në draftin e mazhorancës propozohet qëqytetarët kanë të drejtë të votojnë partinë politike dhe një kandidat.

Ndërsa shpërndarja e mandateve do tëbëhet sipas renditjes së bërë nga kryetari i Partisë dhe votat preferenciale.

Por një kandidat mund të të zëvendësojëkolegun e tij që është më lart në renditje, jo vetëm se ka marrë vota më shumëse ai por duhet të kalojë edhe pragun e votave mesatare në një zonë zgjedhore.

Gjithashtu duhet të ruhet edhe përfaqësiagjinore.