Covidi në burgje, 67 të dënuar kanë rezultuar pozitiv që ka nisja e pandemisë

Aktualishtnë burgjet shqiptare rezultojnë me covid, 12 te dënuar nga të cilët 8 ndodhenne burgun e Lezhës ndërsa 4 te tjerë në gjendje me te rendë ne spitalin eburgjeve. Nëndrejtori i burgjeve Fehmi Sufa në një intervistë për RTV ORA sqaronse nga nisja e pandemisë ne burgje kanë rezultuar me Covid, 67 te dënuar dhe 66personal nga të cilët ka vetëm dy humbje jete një i dënuar dhe një efektiv.

Burgjet nuk i kanë shpëtuar  pandemisë botërore  të Covid 19.  Në një interviste te dhënë për RTV ORAnëndrejtori i përgjithshëm i burgjeve Fehmi Sufa bën me dije se nga fillimi i pandemisënë këto institucione kanë rezultuar pozitiv 67 të dënuar, ndërsa ka patur vetëmnjë humbje jete.

Sufa thotë se aktualisht të dënuarit që rezultojnëpozitiv janë  strehuar në burgun e Lezhës,ndërsa ata që  kanë shfaqur probleme janëdërguar ne spitalin e burgjeve.

"Sotkemi 12 persona të infektuar, nga të cilët 4 janë spitalin e burgut, pasi kanësëmundje bashkëshoqëruese. Ndërsa pjesa tjetër është në karantinë duke u mundësuartrajtim."

Numri dy i burgjeve thotë se masatanticovid vijojnë te jene të rrepta ne këto institucione, ndërsa takimet mefamiljarët janë zëvendësuar me shtimin e orareve te lidhjeve telefonike

"Çdoditë flitet nga 400 deri n450 komunikime online ku të burgosurit komunikojnë mefamiljarët."

Zyrtari i burgjeve sqaron edhe situatënme 380 te dënuarit që përfituan leje te përkohshme për shkak të pandemisë  ku ka patuar edhe nga ata që kanë thyerrregullat.

"Dikushështë përfshirë në një krim në familje, ose dikush ka dalë jashtë banesës dukethyer rregullat dhe janë kthyer në institucion."

Por virusi nuk ka shpëtuar edhepersoneli që shërben ne këto institucione. 

Nga të dhënat rezulton se 66 efektiv tëburgjeve kanë rezultuar pozitiv që nga nisja e pandemisë ndërsa 1 ka humbur jetën.