Fier, dorëzohet i riu që tentoi të vrasë veten me kallash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2020, 07:43
Falë negociatave të Strukturave të Policisë Vendore Fier, Prokurorit të çështjes dhe ekipit negociator të RENEA-s, dorëzohet shtetasi Elton Meta.
31-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatikë dhe një gëzhojë.

Meta tentoi të vrasë veten me kallash në zonën e njohur si 'Zhupan' në Fier.
Personi, i ri në moshë u fut në banesë, së bashku me disa persona të tjerë dhe vendosi armën ne pjesën e fytit, në tentativë për të kryer vetëvrasje.
Mësohet se ka pasur një konflikt, çka e ka çuar drejtkëtij veprimi.
Në vendin e ngjarjes policia negocioi me personin e armatosur, për shmangien e pasojave.