Durrës, Benz-i përplas për vdekje 65-vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2020, 08:49
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesine sotëm në Durrës.
Një automjet "Benz" ka përplasur një65-vjeçar me biçikletë dhe për fat të keq ai ka ndërruar jetë.
"Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip "Benz" ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme." - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.