Rama: Nuk ka marrëveshje për detin me Greqinë. Krenar që kam mik Erdoganin
Kryeministri Edi Rama gjatë njëintervistë për televizionin "Mega" shpjegon idenë e tij se pse për çështjene detit mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të shkohet drejt Gjykatës Ndërkombëtare.Kreu i qeverisë shqiptare, mendon se kundërshtitë e tij në 2009 ishin tëdrejta, ndërsa akuzat që i drejtohen atij sot për një marrëveshje të fshehtë meAthinën i cilëson patriotizëm fals.
"Nesapo kaluam përmes një përvojë absurde tipike ballkanike dhe klasike tëpatriotizmit të rremë, i cili ndezi formën më ekstreme të zjarrit, pasiKryeministri grek iu drejtua parlamentit, gjatë diskutimit të marrëveshjevedetare me Italinë dhe Egjiptin, për të shtrirë me 12 milje ujërat territoriale."
Por pavarësisht se pak ditë më parë EdiRama, deklaratat e Mitsotakis i quajti strategji komunikimi dhe që nuk kishinlidhje me Shqipërinë, gjatë kësaj interviste ai pranon se kjo kërkesë mes Tiranësdhe Athinës rregullohet vetëm me marrëveshje.
"Situatames dy vendeve tona është e veçantë sepse të dy vendet nuk mund të vazhdojnë mezgjerimin e tyre në mënyrë të njëanshme, pa marrëveshjen ndërmjet tyre, sepsenatyrisht një gjë e tillë nuk është e mundur. Brenda pak javëve do të presministrin e jashtëm grek për të folur për këtë çështje dhe shpresoj që më pastë mirëpres edhe kryeministrin Mitsotakis. Ne duhet të arrijmë një marrëveshjedhe jam i bindur që do të gjejmë një zgjidhje."
Në shtetin fqinj është artikuluar miqësiames Edi Ramës dhe Presidentit turk Erdogan dhe për një ndërhyrje të mundshme tëkëtij të fundit për prishjen e marrëveshjes me Greqisë dhe Athinës.
"MeErdoganin? Jam krenar që e kam mik. Kurrë nuk e kam fshehur që është miku impresidenti Erdogan. Greqia dhe Turqia janë dy vende mjaft të afta të zgjidhinvetë çështjet e hapura. Mesa duket kanë pikëpamje kontradiktore, por është nëinteres dypalësh të përbashkët të zgjidhin konfliktet e të ndërtojnë së bashkutë ardhmen."
Në fund të intervistës është diskutuaredhe për të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë, ku Rama u shpreh seështë gati edhe projektligji i ri. Në intervistën e zbardhur në faqen e webittë televizionit grek, gazetari përballë Edi Ramës e ka quajtur Shqipërinë VorioEpiri, ndërsa kryeministri është shprehur se do të preferoja ta quaja Shqipëri.