Flasin prindërit e 31-vjeçarit që kërcënoi me vetëvrasje: Në depresion se iku nusja, nuk e linte të shihte vajzën

Flet Sabire Meta, mamaja e EltonMetës, 31-vjeçarit që kërcënoi se do të vriste veten mbrëmjen e djeshme.

Ajo shprehet se djali i sajkishte kaluar në depresion për shkak se bashkëshortja e tij kishte ikur nga shtëpiaduke mos i lejuar që të takonte vajzën e vogël 1 vjeç e gjysmë.

Sipas nënën së 31-vjeçarit, ky ifundit ka bërë dhe denoncim në polici dhe pastaj ka ndërmarrë hapin ekstrem.

"Jam mama e djalit, Elton Meta. Ai kaloi në depresion nga nusja, sillej shumë keq. Ajo ikën nga shtëpia dhe merr vajzën e vogël. Unë e marr në telefon dhe i them se çfarë është kjo që bëra. Ajo më tha se nuk e do më djalin. E shihja se shkruante në telefon. I thash ik në shtëpi se Toni të do. Ajo the se ka bërë gabime dhe do që të ndahet nga djali. Edhe gjyshja tha se nuk do ta japë më atje, nuk do të qëndrojë më çupa.

Ajo i mbyllte telefonin dhe djali nuk shihte dot vajzën e vogël. Djali e ka denoncuar. Nuk e ka ndihmuar njeri dhe ai iku në mënyrë të paditur. E marrim në telefon dhe ai thotë se është në malin e Tomorit keq. I them hajde se do ta zgjidhim. Pastaj erdhi policia në shtëpi dhe na tha se nuk e kemi mirë djalin. Djali tha se nëse nuk sheh vajzën do të vrasë veten. Nuk e di ku e ka gjetur armën. Nusja paftë hajër nga zanati, sic ma nxiu mua pragun e shtëpisë, kështu u bëftë!"

Ndërkohë, Bashkim Beta babai idjalit, po ashtu tha se Eltoni e ka denoncuar nusen në polici dhe kjo e fundit nuke ndihmoi.

"Policia nuk e ndihmoi. Djali kishte kalaur në depresion dhe kishte iku në drejtim të paditur."

Lexo edhe:

https://www.oranews.tv/fier-i-riu-tenton-te-vrase-veten-me-kallash/