Policia e shtetit në këmbë, operacione në gjithë vendin, 29 të arrestuar

Strukturat e policisë së shteti janë vënë në gatishmëripër mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimindhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personaveqë mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuartë gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”,FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë eShtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare.

Në të gjithë vendin, janë ngritur 83 pikakontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në aksetkryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.

Janë ushtruar kontrolle në  lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhevende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar trearmë të ftohta dhe disa doreza metalike e shkopinj bejsbolli që i mbanin drejtuesmjetesh me vete, si dhe sasi të vogla lëndë narkotike kanabis e doza me heroinëe kokainë.  

Në të gjithë vendin janë arrestuar nëflagrancë 29 shtetas, janë proceduar penalisht 6 të tjerë, si dhe janë ndaluar2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar përverifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin 79persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Si dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 23 automjete në gjithë vendin.

(Foto ilustruese)