Meta: Prishja e "5 qershorit" do të ndëshkohet nga qytetarët. Hapni listat ose largohuni!
Ndërsa klimat në Këshillin politik vijontë mbetet e tensionuar pasi palët politike ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët,Presidenti Meta i bën thirrje mazhorancës socialiste që të reflektojë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale,kreu i Shtetit shkruan se çdo manovër mashtruese për hapjen e listave për tëprishur marrëveshjen e 5 qershorit do të ndëshkohet nga qytetarët që prej 12 viteshkërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.
Ilir Meta ka një thirrje të drejtpërdrejtëpër socialistët, të hapin listat 100% ose të largohen.
Meta: Çdo manovër mashtrueseqë u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua,vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit,do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnëdeputetë e jo kukulla kryetarësh. Mos kini frikë nga hapja e listave!Hapni listat ose largohuni!