Do të kujtojmë gjithmonë Komandant! Efektivi i policisë vdes nga koronavirusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2020, 21:49
Koronavirusi i merr jetën një efektivi të policisë në kryeqytet.Ilir Nerguti, i cili punonte në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, mësohet se ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin Infektiv ku ishte i shtruar prej disa kohësh.
Miq dhe të afërm, mes tyre edhe deputeti Halit Valteri, kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme të tij nga jeta.
Në fund të gushtit, Nerguti kishte humbur dhe babain e tij 82-vjeçar te Infektivi.