Detaje të reja mbi ekzekutimin: Ndaj Bujar Çelës u shkrehën 21 plumba me tre pistoleta të ndryshme
Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz me armë zjarri i Bujar Çelës mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Sipas burimeve, ndaj Çelës janë shkrehur 21 plumba nga tre lloje armësh tip pistoletë me silenciator dhe më pas autorët janë larguar drejt fshatit Murras në aksin Elbasan-Peqin, rreth 8 km nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë forcat speciale RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen esotme në Elbasan.Burimet bëjnë me dije se po ushtrohen kontrolle në Elbasan dhezonën përreth.
Kontrollet janë përqëndruar kryesisht në zonën e Bradasheshit,ku viktima ka banesën e tij.
Ndërkohë që pasditen e sotme në drejtim të Elbasanit ka udhëtuardrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili ka asistuarnë një takim të ngushtë me grupin hetimor.
Burimet thonë se Ardi Veliu ka qenë i ashpër duke ngritur toninndaj drejtuesve të policisë së Elbasanit në lidhje me ngjarjen dhe duke kërkuarprej këtyre të fundit zbardhjen sa më parë të ngjarjes.
Vrasja,mesazh për të vëllain
Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja e 50-vjeçarit BujarÇela është bërë për ti dhënë mesazh të shumëkërkuarit nga drejtësia Talo Çelës,i cili është vëllai i viktimës.
49-vjeçari, Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtardhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën esigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë”kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer nëbashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja meparamendim, kryer në bashkëpunim”.
49-vjeçari akuzohet si autori i dyshuar i grabitjes së milionaeurove në aeroportin e Rinasit më datë 9 prill 2019, ku disa persona nënkërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi tëkonsiderueshme vlerash monetare që po transportoheshin me avion.
Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit tëpërdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futur lehtësisht në pistën eRinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.
Milionat e eurove dyshohet se janë bërë shkak dhe për një serëvrasjesh në qytetin e Durrësit, pasi Çela gjithashtu akuzohet se ka lidhje meekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia.
Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së tëpenduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërveHaxhia.
Lexo edhe: Vrasja e Bujar Çelës,mesazh për vëllain në kërkim për grabitjen e miliona eurove në Rinas dhe vrasje
Ekzekutohet vëllai i tëshumëkërkuarit Talo Çela, po pinte kafe në lokal