Qori për naftëtarët: Edhe sulltani të priste kur i shkoje në derë, Balluku nuk dënjoi. Të dehur nga pushteti dhe paratë

Pedagogu dhe aktivisti, Arlind Qori, akuzonministren e Energjitikës, Belinda Balluku, për sjellje të papërgjegjshme nëraport me minatorët e Ballshit.

I ftuar në Rtv Ora, ai me ironi thotë se edhesulltani në kohën e Perandorisë Osmane kur i shkoje te dera dënjonte të tëpriste.

Qori: Kjo qeveri deri sot vetëm i ka gënjyer, sot mesa duket e ka kuptuar qënuk mund ti gënjejë më, ka bërë diçka tjetër. I ka shpërfillur, naftëtarët kanëqëndruar me orë të tëra në diell në Tiranë bashkë me ne, të dhunuar dhe kërcënuarnga policia në mënyrë të paligjshme. Kanë kërkuar të takojnë ministren Balluku.Edhe sulltani në kohën e Perëndorisë Osmane kur i shkoje në derë herët a vonëtë priste. Ministrja Balluku as dënjoi ti priste dhe as të mbante një qëndrimpublik për këtë çështje. Kryeministri Rama që është kryepërgjegjësi i shpërfilltotalisht, parlamenti. Dyshoj që ata që janë në pushtet janë njerëz. Janë aqshumë të dehur nga pushteti dhe paraja sa njerëzit u duken krimba. Nuk duan,nuk kanë vullnetin dhe mbase nuk dinë që ti japin zgjidhje kësaj çështje, që tarivënë në punë dhe ta ngrejnë në këmbë atë uzinë që degradon dita-ditës. Uzinae Ballshit u takon naftëtarëve dhe gjithë Shqipërisë.Këta duan të zhdukinindustrinë se duan të ndërtojnë një model ekonomik ku mund të parazitojnë atavetë duke thithur çdo pasuri të tokës dhe nëntokës, por pa e ndërmjetësuar ngapuna njerëzore.

Duke u ndalur te protesta e sotme, Qori tha sepolicia në kordinim ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve edhe pse i kishinnjoftuar sipas ligjit.

Madje ai vuri në dukje përdorimin e disateknikave asfiksuese nga ana e uniforma blu, të ngjashme me ato në SHBA.

Qori: Sot kam vërejtur një mënyrë të të ushtruarit dhunë që nuk e kisha parëmë parë. Na kanë goditur dhe herë tjetër, por kësaj here pamë që policiët ivinin krahun në fyt aktivistëve dhe naftëtarëve për ti tërhequr.Teknika asfiksuese.NëSHBA njerëzit po vdesin nga këto teknika. Kishte disa raste. Mua vetë mëndodhi, pashë shokët dhe miqtë që u ndodhi. Arrij në përfundimin se qeveria dheata që kanë pushtetin janë të frikësuar nga naftëtarët dhe ne, këtu e shoh atërreze shprese që është vështirë të shihet. Po fillon shkolla, nuk e di ku i gjejnëparatë për çanta dhe libra naftëtarët?Policia e ka prishur tubimin në mënyrë tëkundraligjshme, kemi njoftuar sipas ligjit dhe të gjithë ishim me maska. Ështënjë proces gati 12 vjeçar plaçkitje e kordinuar midis qeverive të njëpanjëshme,oligarkëve vendas dhe të huaj. Ata vinë dhe vjedhin uzinën, përkeqësojnëstandardet e uzinës, janë duke shkatërruar një prej elementëve të fundit të bazësindustriale të vendit tonë.

Qori flet për dhunë në protestë, gjatë shoqërimit në furgonët e policisëpor edhe brenda komisariatit.

Qori: Një aktivist më tha se një polic në komisariat që u bërtistetë gjithëve e kishte goditur me shpullë. Një polic tjetër goditi një naftëtarenë fytyrë gjatë protestës. Kjo e bën edhe më skandaloze të gjithë situatën.

Por sa optimist është ai se e drejta e naftëtarëve do të triumfojë nëfund?

Qori: 90 vjet pas Migjenit flitet akoma si në kohën e Migjenit, "misër, misër" thoshte Migjeni. Mendoj se po, do ta fitojnë prej luftës së tyre dhe luftës sonë të përbashkët.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për onlineBesjana Kuçana