“Los Blancos”, Hoxha: Karteli ka akoma anëtarë në Shqipëri në kërkim, ka lidhje me rrëmbimin e Jan Prengës
I ftuar nëOra News, gazetari Poli Hoxha u shpreh se mafia shqiptare ka dalë mbi grupet etjera dhe është organizuar.
Duke komentuaroperacionin e ditës së sotme ku u shkatërruar një grup ndërkombëtar i trafikuttë drogës, i kryesuar nga shqiptarët, ai tha se ky grup është fuqizuar nëvendin tonë pasi ka pasur logjistikë të sigurt.
Poli Hoxha: Për fatkeqësinëtonë doli që ata të cilët e organizonin këtë trafik droge ishin shqiptarë. Faktiështë që është thënë gjithandej që mafia shqiptare ka dalë mbi grupet e tjeradhe është organizuar. Ky grup ose kartel funksiononte si kartelet e drogës sëAmerikës Jugore dhe Qendrore. Këta treguar se kanë hedhur hapa para dhe krerëte policisë së Interpolit janë mahnitur nga organizimi i tyre, sepse e kishinciklin e drogës të mbyllur. Eldi Dizdari ishte një nga emrat, që ishte edhe iarrestuar në vitin 2018, sepse ka qenë i kërkuar nga gjykata e Firences. Ka qenëkëto 2-3 vite në Dubai.
Ky grup një sasi të madh të drogës e çoi në Turqidhe deri në Rusi, gjë që ka lënë të shtangur autoritetet. Pas konvertimit nëheroinë, kjo drogë futej sërish në Evropë. Ky grup përdorte vetëm telefonaBlackberry. Në dijeninë time ka akoma shumë persona që i përkasin këtij kartelinë Shqipëri që janë në kërkim. Këta persona janë fuqizuar falë Shqipërisë nëfakt se po të shohësh raportet e DASH për drogës, vendi ynë cilësohet si njëbazë strategjike e krimit botëror. Kohët e fundit ka një bazë logjistike tësigurt të krimit në vendin tonë.
Për Hoxhën, kygrup ka lidhje me rrëmbimin e Jan Prengës, sipas tij të udhëruar nga DritanRexhepi.
Poli Hoxha: Ky grup përdortemetoda shumë të egra, nëse dikush do të pendohej para drejtësisë, atëherë do tapaguajnë familjarët. Madje në këtë mënyrë është bërë edhe rrëmbimi i Jan Prengësme urdhër nga Dritan Rexhepi. Ka pasur përplasje për një ngarkesë. Edhe sherrinë Bllok, që është fillesa te Mërtiri, ka ndodhur për një ngarkesë të pashlyer.Vëllai i Jan Prengës nuk e dorëzoi ngarkesën e Rexhepit në Angli dhe e pësoi vëllai,dhe sot e kësaj dite nuk është gjendur.
Hoxha shtoise organizatat kriminale shqiptare kanë ecur përpara se kanë të mbyllur ciklindhe kanë egërsi në raport me familjarët e atyre që duan të bashkëpunojnë medrejtësinë.
Poli Hoxha: Organizatat kriminaleshqiptare kanë ecur përpara se kanë të mbyllur ciklin dhe kanë egërsi, nuk bëhetshaka me ta, se e pëson familja. Në vendin tonë janë rreth 20 të zhdukur, që pot'i shokësh në pamje të parë nuk kanë lidhje, por janë hequr qafe se kanëlidhje me vëllezërit apo kushërinjtë që janë lidhur me trafikun e drogës. Edhe rastii atentatit ndaj Preng Gjinit është një sagë që ka nisur me një rrëmbim dhe povazhdon.
Intervistoi MatildaMcini, përgatiti A. Kurti