Ndërron jetë Prof. Dr. Gjergji Cepa, një ndër themeluesit e Okulistikës Shqiptare

Është ndarë nga jeta Prof. Dr. Gjergji Cepa,një ndër themeluesit e Okulistikës Shqiptare.

Ai ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën81-vjeçare.

Cepa lindi në 1939 në qytetin e Korçës dhe udiplomua mjek okulist në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Leipzigut nëGjermani në vitet 1957, deri në vitin 1963.

Në vitin 1980, fitoi titullin e lartë “Doktori Shkencave” dhe për shumë vite ishte Pedagog në Universitetin e Tiranës.

Si një ndër themeluesit e OkulistikësShqiptare, ai botoi mbi 30 libra dhe artikuj të shumtë shkencorë përokulistikën, dhe për kontributet e tij të mëdha në fushën e mjekësisë u nderuame dhjetëra tituj brenda e jashtë vendit.

Botimet e tij janë bërë pjesë edhe tëBibliotekës Kombëtare të Austrisë dhe Gjermanisë. Prof.Dr Gjergji Cepa ështëautor edhe i atlasit angjiografik të syrit.

Nga viti 1992 deri në vitin 2003 ka qenëbashkëkryetar i Shoqatës Oftalmologjike Shqiptare dhe nga viti 2003 deri nëvitin 2009 ka qenë kryetar i saj.

Deri në moshën 78-vjeçare, edhe pse nëpension, ai ushtroi me pasion e dashuri profesionin e tij si mjek okulist nëshërbim të qytetarëve.