Prokurori italian: Kriminelët shqiptarë kanë kapacitete të mëdha për trafikun e drogës, lidhje me Amerikën e Jugut
Për Federico Cafiero De Raho, prokuror i Antimafias në Itali, operacioni për shkatërrimin e rrjetit të trafikut të drogës, kryesuar nga shqiptarë është një operacion shumë i rëndësishëm ndërkombëtar.
Gjatë një konference për shtyp në Gjykatën e Firencesai tha se ky operacion nxori në pah rolin shqiptarëve dhe demonstroi se sa ifortë është kapaciteti i këtyre organizatave kriminale.
"Kyoperacion nxori në pah rolin e trafikantëve shqiptarë të drogës dhe demonstroi sesa i fortë është kapaciteti i këtyre organizatave kriminale, të cilat kanëkrijuar marrëdhënie të qëndrueshme me trafikantët e drogës në Amerikën eJugut"
Një'kartel' i përbërë nga njëzet persona, të gjithë shqiptarë, të aftë për tëimportuar tonelata kokainë në Evropë, duke përdorur rrugët detare dhe duke kaluartranzit drogë nëpër portet e mëdha kontinentale. Një mekanizëm që ndjek rregullatdhe organizimin e trafikantëve të mëdhenj të Amerikës së Jugut, nga ku vintedroga."
Ai shtoi se kriminelët shqiptarë kanë aftësitë mëdha, duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës nëAmerikën Latine.
“Ndonjëherëmendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të nivelit të dytë. Operacioni"Los Blancos" demonstron, se kriminelët shqiptarë kanë aftësi tëmëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës nëAmerikën Latine, duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme. Hetimetgjithashtu bënë të mundur për të konstatuar ekzistencën e një superstrukturekriminale shqiptare, një lloj ‘kupole’, nga e cila vinin direktivat strategjike.”
Organizata kriminale e përbërë ngashqiptarë, e konsideruar si një nga rrjetet më aktive të trafikut të kokainë nëEvropë, u godit falë një operacioni të zhvilluar në 10 shtete të ndryshme.
Sipas një njoftimi të EUROPOL-it, grupi meemrin “KOMPANIA BELLO”, konsiderohet tanimë i shkatërruar, pas arrestimeve të20 anëtarëve të tij, ndërsa gjatë viteve të shkuara ishin arrestuar 84pjesëtarë të tjerë, në Itali, Ekuador, Holandë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dheGjermani.
Arrestimet e fundit çuan në pranga, 5persona në Itali, 2 në Holandë, 2 në Gjermani, 2 në Greqi, 1 në Rumani, 1 nëHungari, 1 në Spanjë, 5 në Shqipëri, dhe 1 tjetër në Emiratet e BashkuaraArabe.
Në Shqipëri arrestimet u kryen në Tiranë,Vlorë, Lezhë e Durrës. Ndërkohë mes të arrestuarve të tjerë janë dhe 6 anëtarëtë tjerë të grupit me origjinë po nga Shqipëria.
Grupi rrëzoi të gjithë modelin dhekontrolloi të gjithë zinxhirin e trafikut, nga organizimi i dërgesave të mëdhadirekt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën.