VOA jep detajet e operacionit të trafikut të kokainës i kontrolluar nga shqiptarët

Një organizatë kriminale e përbërë ngashqiptarë, e konsideruar si një nga rrjetet më aktive të trafikut të kokainë nëEvropë, u godit falë një operacioni të zhvilluar në 10 shtete të ndryshme.

Sipas një njoftimi të EUROPOL-it​, grupi me emrin “KOMPANIA BELLO”, konsiderohet tanimë ishkatërruar, pas arrestimeve të 20 anëtarëve të tij, ndërsa gjatë viteve tëshkuara ishin arrestuar 84 pjesëtarë të tjerë, në Itali, Ekuador, Holandë,Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.

Arrestimet e fundit çuan në pranga, 5persona në Itali, 2 në Holandë, 2 në Gjermani, 2 në Greqi, 1 në Rumani, 1 nëHungari, 1 në Spanjë, 5 në Shqipëri, dhe 1 tjetër në Emiratet e BashkuaraArabe.

Në Shqipëri arrestimet u kryen në Tiranë,Vlorë, Lezhë e Durrës. Ndërkohë mes të arrestuarve të tjerë janë dhe 6 anëtarëtë tjerë të grupit me origjinë po nga Shqipëria.

Organizata,mendohet të ketë ngritur një sistem tërësisht të ri të trafikut, ndryshe ngaç’kishin vepruar më parë importuesit ndërkombëtarë të kokainës, të cilëtpunonin veçmas nga shitësit me shumicë dhe bandat që shpërndanin drogën nërrugë.

Grupi rrëzoi të gjithë modelin dhe kontrolloi të gjithë zinxhirin e trafikut, nga organizimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën.

Kreu i organizatës, mendohet të jetë një 40 vjeçar shqiptar me qendër në Ekuador. Sipas hetimeve rezulton se “duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, drejtuesi i rrjetit, negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, duke organizuar dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Evropës.

Me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Itali, Holandë dhe Shqipëri, u organizua shpërndarja më pas në të gjithë Evropën. Kokaina kalonte nëpër kufijtë evropianë, e fshehur në automjete të modifikuara, ku ishin instaluar ndarje të fshehura të sofistikuara”.

Për të pastruar paratë e aktiviteteve kriminale, grupi përdori një sistem informal dërgesash, me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei ch'ien.

Njerëzitqë përdorin fei ch’ien depozitojnë një shumë në një ‘agjenci’ të këtij sisteminë një shtet.

Njëoperator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalonmarrësit të synuar.

Në mungesë të provave evidente, rrjeti besohet megjithatë, të ketë pastruar miliona euro përmes këtij sistemi.

Operacioni ndërkombëtar me emrin “Los Blancos” që vlerësohet nga EUROPOL-i, si “i paprecedentë”, e ka zanafillën në një hetim 5 vjeçar i drejtuar nga prokuroria e Firences në Itali.

Aikonsiderohet si më i madhi i këtij lloji ndonjëherë kundër krimit të organizuarshqipfolës.

Autoritetetitaliane bashkëpunuan ngushtësisht me homologët e tyre hollandezë, duke ngriturnjë ekip të përbashkët hetimor.

Rreth4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milion euro në para janë kapur gjatë këtij hetimi.

Me ndihmën dhe financimin e EUROJUST dhe EUROPOL-it, ekipi i përbashkët hetimor, punoi për një kohë të gjatë për të zbuluar madhësinë dhe kompleksitetin e veprimtarisë kriminale të organizatës “KOMPANIA BELLO”, si dhe për të krijuar një strategji të përbashkët e për të organizuar shkëmbimin intensiv të informacionit dhe provave të nevojshme për t'u përgatitur për fazën përfundimtare të hetimit.

Për ndjekjen e operacionit, në selinë e EUROPOL-it, u krijua një qendër e përbashkët komanduese operacionale për të koordinuar veprimet e ndryshme që ndodhin njëkohësisht në të gjitha vendet e përfshira.

Njëekspert i EUROPOL-it, u vendos gjithashtu në Firence për të siguruarmbështetjen e duhur operacionale për autoritetet italiane, duke ofruar njëanalizë të shpejtë të të dhënave të reja ndërsa ato po grumbulloheshin gjatëveprimeve në terren.

Nga ana tjetër, koordinimi gjyqësor u sigurua nga një qendër koordinimi në EUROJUST, me përfshirjen në kohë reale të një grupi prokurorësh dhe gjyqtarësh për ekzekutimin dhe përshtatjen e kërkesave të ndërsjellta të ndihmës juridike të nevojshme për të kryer veprimet ndërkufitare./ VOA

Lexo edhe:

https://www.oranews.tv/eldi-dizdari-alias-denis-matoshi-pas-arrestimit-ne-dubai-si-u-ra-ne-gjurmet-e-bosit-te-kokaines-dhe-ekstradimi-drejt-italise/
https://www.oranews.tv/los-blancos-ora-news-sjell-detaje-te-reja-ne-krye-te-kartelit-40-vjecari-shqiptar-si-sillej-kokaina-nga-amerika-latine/
https://www.oranews.tv/los-blancos-policia-jep-detaje-mbi-operacionin-nderkombetar-anti-droge-5-te-arrestuar-ne-shqiperi/