Dëshpërimi i naftëtarit në Ballsh: Do të na lënë të vdesim po u futëm në grevë urie, harruat 70 km në këmbë

Naftëtarët e Ballshit i zunë derën Ministres sëEnergjitikës, Belinda Balluku, pasi nuk morën përgjigje nga qeveria për pagatdhe nisjen e punës në uzinë.

Para kthimit në shtëpitë e tyre në Ballsh lëshuanparalajmërimin për grevë urie nëse nuk ka reagim.

Dëshpërimi dhe mungesa e shpresës që kjosituatë do të marrë zgjidhje lexohet lehtë mes tyre.

Festim Jahaj: Ata nuk kanë ndjeshmëri, edhe po të futemi në grevë uriedo të na lënë të vdesim atje.1 muaj, 2 muaj, nuk kanë ndjeshmëri. Ishim në grevëurie dhe nuk është se na erdhi dikush për të na qarë hallet. Do të bëjmë njëvetëvrasje edhe në grevë urie. Kemi bërë 70 km në këmbë para dy viteve e gjysmëpër një pagë mujore, nga qendra e Fierit deri në dalje të Rrogozhinës. Pastajna erdhën disa "ëngjëj mbrojtës", njërin e ke aty në studio (ArlindQori) që na morën me makinat e tyre private dhe na çuan.Na urrejnë, nuk e di.

Në një lidhje telefonike për Rtv Ora, Festim Jahaj,një prej naftëtarëve që ishin në protestën e sotme,  tregon kalvarin me të cilin po përballen prej2009 ai dhe kolegët e tij.

Festim Jahaj: Asnjë premtim nuk po mbahet, ka që nga 2009 që i kemi këtoprobleme. Të gjithë kompanitë në uzinë e kanë shfrytëzuar këtë uzinë dhe ne nakanë lënë në mes të rrugës. Shteti justifikohet sot se ajo është kompaniprivate dhe ne nuk ndërhyjmë. Shteti ka 15% të aksioneve të asaj kompanie porshteti është edhe rregullator, te ai do të përplasemi. Kemi 16 rroga të fituarame gjyq, përveç shumë muajve të tjerë që kemi qenë të papunë dhe asnjë nga kompamitënuk na kanë dhënë të drejtën të aplikojmë për ndihmë sociale, na kanë mbajturlibrezat me premtimin se do të fillojmë shpejt.Kanë kaluar afatet dhe nuk kemipërfituar asnjë ndihmë sociale.

Jahaj tregon se jetesa e tyre është vështirësuarndër vite dhe se e kanë të pamundur të gjejnë ndonjë punë tjetër pasi nuk janëtë përgatitur për tregun.

Festim Jahaj: Ushqehemi me shumë mundime, me ndihmën e njerëzve tanë,ndonjë punë që mund të gjejmë se nuk jemi të përgatitur as për treg tjetër punese kemi 30 vjet në këtë uzinë dhe i jemi përkushtuar asaj pune. Atë zanatzgjodhëm, nuk kemi mundësi tjetër.