Pjaniç flet si blaugrana: Nder të jem te Barcelona. Suarez te Juve? Dua të luaj me të
Blerja më e bujshme eBarcelonës deri tani, Miralem Pjaniç, ka folur për herë të parë si blaugrana.
Gjatë një konferencepër shtyp, boshnjaku u shpreh shumë I kënaqur me transferimin dhe foli mesuperlativa për klubin katalanas.
“Për mua është një nder të jem këtu. Do të luftoj për të dërguar klubin atje ku e meriton dhe për të fituar trofe”, tha Pjaniç, përcjell Ora News.
PËR BARCELONËN – “Të luaja këti si kundërshtar ishte një nder I madh. Që I vogël ëndërroja të luaja te Barça, të isha pjesë e kësaj skuadre të mrekullueshme. Jam në klubin më të madh në botë dhe kjo është një etapë shumë e rëndësishme në karrierën time”.
PËR JUVEN – “Të largohesha nga Juve ishte e komplikuar. Kam lënë një klub të pabesueshëm, por një futbollist kërkon stimuj të ri për tu rritur e për të patur sfida të reja. Pas 9 vitesh në Itali kisha nevojë të lëvizja dhe Barça ishte ëndrra ime”.
PËR SUAREZ – “Është një futbollist i madh, por nuk di gjë për të ardhmen e tij. Nëse qëndron do të ishte diçka e mirë. Nëse largohet te Juve do të jetë me siguri mirë. Shpresoj të luaj me të”. /Ora News