Dritan Hila zbulon në "Arena" se e ka kaluar Covid-in në korrik, falenderon live mjekun që e asistoi
Emisioni "Arena" nëRtv Ora nisi këtë të mërkurë sezonin e ri televiziv. Gjatë emisionit gazetaridhe moderatori Dritan Hila zbuloi se e ka kaluar koronavirusin në muajin korrik.
Ai shfrytëzoi rastin të falenderojë mjekun anestezist reanimator, Alban Beltoja, i cili punon në spitalin e Lodit në Itali, dhe që e kishte asistuar gjatë asaj periudhe, kohë kur Shqipëria arriti pikun e rasteve.
Hila: Përfitoj nga rasti të të falenderoj që më shërove. Edhe unë e kam kaluar në korrik, pata fatin që doktor Beltoja ishte me pushime dhe më ndoqi për qejf të vetë. Nuk i rashë në qafë doktor Piperos se në atë kohë ishim të mbytur. Të falenderoj sidomos për anën psikologjike që më mbajte sipër. Në momentin kur e merr vesh që je i infektuar është ajo frika e parë që të sulmon. Bashkë ishim kur prisnim ditën e 13-14 si do të reagoja, do të merrja majtas apo djathtas. Të falenderoj për suportin psikologjik dhe kujdesin me të cilin më ndoqe. Për fat e kalova në një formë shumë të lehtë.
Ashtu si çdo person që kakaluar sëmudjen e rëndë, edhe Hila i druhet një infeksioni të dytë.
Hila: Po të pyes tani sa imunë janë ata njerëzqë e kanë kaluar dhe për sa kohë?
Beltoja: Është njëpikëpyetje e madhe që nuk ka gjetur përgjigje. Ka pasur raste të riinfektimit,por janë shumë të rralla për fat. Beoj se kush e ka kaluar njëherë dhe shtë shëruarnuk rrezikon një shfaqje të dytë të rëndë. Këshilla ime është që të bësh çdo gjëtë mundur që të mos infektohesh, të mbash maskën dhe distancën.