Bie sistemi i AKSHI-t i Gjelishtit, ndalojnë aplikimet dhe shërbimet

Sistemi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për shërbimet elektronike të noterëve i drejtuar nga kompania e Igli Gjelishtit ka rënë.

SipasFaxweb noterët nuk kanë pasur qasje për verifikimin e të dhënave dhe kanëndalur shërbimet për aplikimet në hipoteke.

Kështu,është krijuar një situata ku qytetarët dhe bizneset nuk marrin dot shërbimetpublike nga AKSHI që administron edhe portalin unik qeveritar E-Albania.

Më herët AKSHI është akuzuar nga Partia Demokratike se kompania e Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bollinos në 7 muaj rreth 1 miliardë lekë nga taksat publike.

Lexo edhe:

https://www.oranews.tv/favori-i-rradhes-per-bollinon-ish-uzina-metalike-e-tiranes-i-jepet-per-vetem-1-euro/