Baleta ndryshe nga Rama: Me Greqinë as kemi pasur, as do të kemi për shumë kohë marrëdhënie të shkëlqyera
Ndërsa zgjidhja për çështjendetare me Greqinë po shkon drejt ndërmjetësimit nga një palë e tretë apo në njëgjykatën ndërkombëtare, Abdi Baleta, specialist i të drejtës ndërkombëtare, vlerëson se nuk janë ezauruar akoma rrugët edialogut mes palëve.
Baleta: Nuk është ipari kryeministër, e ka bërë dhe një ish-kryeministër dhe ish-president. Ështëgjithmonë e mundshme.Zgjidhja më praktike dhe e shkurtër do të ishte që vetështetet të merreshin vesh, kur nuk e bëjnë duhet të merren vesh për të shkuar nëgjyq.Është shpejt të themi se nuk po merremi vesh, në lojë ka hyrë qeveria e regreke. Qeveria e Tsipras bëri një hap të madh, pranoi që grekët kishin gabuar.Na ka dëmtuar mungesa e transparencës, sot ka një atmosferë nervoze në Shqipëriqë na morën detin, na vodhën detit.
Cilido qoftë mekanizmi izgjedhur, Baleta thotë për Rtv Ora se një marrëveshje për Detin mund tëfinalizohet fare lehtë pasi zgjidhjet janë aty.
Baleta: Marrëveshja e Detit po të duan bëhetkollaj, ku nuk ka hapësirë për të dy palët që të zbatohet gjerësia maksimaleduhet të bëhet vija mesore. Sa na del këtu, 10 milje. 10 milje ti dhe 10 unë,takohemi ku është kjo. Gabimi tjetër në të vjetrën është se u zhduken vijatbaza, e ndryshuan ligjin dhe e lanë Shqipërinë pa një ligj për kufizimin e vijësbazë. Gjiri i Sarandës duhet të jetë gji i mbyllur, gjiri i Vlorës nuk fillonmatja nga Pashalimani por përtej majës së Karaburunit. Është edhe parimi iekitesë.I takon Greqisë të japë prova nëse vërtet është për ekitenë.
Deklaratat e kryeministritgrek për zgjerimin me 12 milje ai i gjen me vend sikundër edhe sqarimet e dhënapër të nga Rama.
Baleta: Për këtë çështjeRama ka bërë sqarime disa herë dhe janë korrekte. Kam parë një skicë të vogël.PërtejKorfuzit ka terren sa të duash, nga ana jonë nuk ka. Konferenca e Detit e kasqaruar edhe këtë problem, aty ku deti nuk është aq i gjerë sa të zbatohet përsecilin shtet masa maksimale 12 milje do të ketë kriter tjetër të ndarjeve që ështëvija mesore.
Por a është Shqipëria mes dyzjarreve, Turqisë dhe Greqisë?
Baleta: Nuk ka pse tëjetë.Bakojanis nuk duhet të ishte në atë takim, është palë në marrëveshjen egabuar që është bërë.Ata që kanë bërë marrëveshjen e parë duhet ta dinin se iduhej Greqisë si trampolinë për të pasur pretendime ndaj Turqisë. Bakojanis kathënë atëherë në parlament se kjo marrëveshje e bërë me Shqipërinë është aq e mirësa është me qitje të largët. Se kam vrarë shumë mendjen ishte dora e Turqisëapo jo. Bakojanis e përsëriti edhe sot.Unë di që vendimi është marrë 9:0 nga GjykataKushtetuese e Shqipërisë që përbehej nga gjyqtarë, një pjesë e të cilëve ikishte caktuar qeveria e asaj kohe. Ka vendim gjyqësor të formës së prerë që atëmarrëveshje që nënshkroi Lulzim Basha me Dora Bakojanis që Kushtetuesja e ka bërënul et non avenu,që do të thotë nuk ka ekzistuar kurrë. Nuk ka diskutim. Grekët nuk kanë punë meGjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Ajo marrëveshje duhej anulluar, nuk duhet tëkalonte në parlament për ratifikim se do të na hapte telashe më vonë. Nukgjykoj çfarë do të bëjë Greqia, shpesh na ka penguar, ka pasur kërkesa të paarsyeshme,le të vazhdojnë. Problemi është te ne. Pse marrëveshja për demarkacionin të bëhetproblem për prishje marrëdhëniesh shqiptaro-greke, nuk ka arsye. Çdo gjë ështëe qartë.
Ndryshe nga Rama, Baleta thotë se Shqipëria nuk ka pasur asnjëherëmarrëdhënie të shkëlqyera me Greqinë dhe nuk do të ketë për shumë kohë.
Baleta: Nuk jamdakord me kryeministrin, marrëdhënie të shkëlqyera me Greqinë nuk ka pasur dhenuk do të ketë për shumë kohë. Ne jemi nën diktatin e Greiqsë, nën diktatin eSerbisë, nën trysninë e BE që e rëndojnë dorën vetëm për ne me ato kushtet. Sedo ta ëmbëlsojë Rama është punë e tij.
Historiani Arben Llalla kangritur akuza se qeveria Rama ka nënshkruar të gjithë dokumentet për zgjerimine varrezave të ushtarëve grekë.
Vetë Baleta teksa thotë senuk ka dijeni mbi këtë fakt, nënvizon se në Shqipëri nuk ka varre greke, vetëmnëse i sjellin kufomat nga Shqipëria.
Baleta: Nuk e di këtë.Vetëm nëse fillojnë dhe sjellin kufoma nga Greqia se këtu nuk kanë për tëgjetur varre. Varret ja kanë vërë gurë varri mbi qafë Shqipërisë ata që elejuan këtë problem.