E paralajmëroi Meta, KED shqyrtoi vetëm 4 kandidatë për Kushtetuesen, 1 kalon "klasën"
Ashtu sikundër sinjalizoi më herët gjatë ditës Presidenti Ilir Meta, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka marrë në shqyrtim vetëm katër kandidatë, edhe pse për vakancën e Presidentit të shpallur më 22 nëntor 2019 janë 10 emra.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njofton se pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:
A. Lejimin e kandidimit tëkandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese:
1.AltinBinaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, eshpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
B. Ndalimin e kandidimit tëkandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:
1.ArtanSpahiu, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese,e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
2.DedëKasneci , për vendin vakant, vakancë e parakohshme në GjykatënKushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
C. Përfundimin e procedurës sëverifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes së tijnga kandidimi, të kandidatit;
1.GentianMete , për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, eshpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
SipasKE, kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të njëapo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë tëdrejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditënga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Këshillii Emërimeve në Drejtësi vendosi gjithashtu për të njoftuar organet e emërtesës,Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë, për rishpalljen e thirrjespër paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në GjykatënKushtetuese. Behet fjalë për vakancën e parakohshme, te rishshpallur ngaPresidenti i Republikës në datë 27.09.2019 dhe vakancën e parakohshme tërishpallur nga Kuvendi i Republikës në datë 21.08.2019.
Anëtarëte KED u shprehën se nuk hyn në veprimtarinë dhe kompetencën e Këshillit të Emërimevenë Drejtësi, vendimmarrja e kërkuar me anë të “Njoftim Qëndrimi“ të përcjellënga Z. Ardian Dvorani.