Alibeaj: Kupola e policisë është kthyer si agjenci funerale, mbledh gjymtyrë, krimi kërkon haraçin e votave para zgjedhjeve
Në një intervistë për Ora News, ish-ministri i DrejtësisëEnkelejd Elibeaj u shpreh se pabesia e krimit ka filluar qysh ka ardhur nëpushtet Edi Rama.
Alibeaj tha se kupola e policisë e rekrutuar pas vitit2013 në mënyrë politike, përfshirë edhe ministrin janë kthyer në një agjenci funerale.
Alibeaj: Pabesiae krimit ka filluar qysh ka ardhur në pushtet Edi Rama. Kur erdhi Rama nëpushtet ka qenë stina e bombave me telekomandë dhe po e mbyll këtë mandat me këtëmodel. Krimi po mbretëron. Pyetja më e madhe që secili duhet t'i drejtojë vetesështë se si në vitin 2020 krimi është sypatrembur dhe sesi qeveria ështëindiferente. Kupola e policë së shtetit përballë kësaj trajektore të krimit nuktregon as grimën më të vogël të ndërgjegjes.
Kupolae policisë e rekrutuar pas vitit 2013 në mënyrë politike, përfshirë edhe ministrinjanë kthyer në një agjenci funerale. Shkojnë vetëm mbledhin gjymtyrë tëplagosurve dhe të gjakosurve. Nuk ka asnjë identifikim dhe arrestim autorësh, përkundrazi,ndodh që krimi gjithmonë e më tepër ushqehet dhe kriminelët udhëtojnë lirshëmrrugëve të vendit, dhe kriminelëve u jepen kahera sinjale dashamirëse nga ana eqeverisë. Amnistia fiskale ishte një sinjal për botën e nëndheshëm të krimit qëtë legjitimohet paraja e pistë e krimit. Krimi ka krijuar një koalicion me këtëpushtet që është sot dhe krimi lulëzon në periudhën para zgjedhjeve.
Alibeaj: Qeveria ka këtë mendësi, për ta bërë mik dhe shok krimin që të japë vota dhe të qeverisë me pa të drejtë. Prandaj është i pandjeshëm ministri Lleshaj, e prandaj ka hallin më të madh nëse do të jetë apo nuk do të jetë ministër, a e ka blerë 150 mijë apo 50 mijë makinën me të cilën udhëton. Kryeministri e ka pasur sentencë që këta hëngshin kokat e tyre.
Alibeaj theksoi se këto procese të krimit lidhen edheme proceset elektorale.
Alibeaj: Këto ngjarjatë siluetës së stilit mafioz dhe janë për shkak të hakmarrjes. Me njohjen e proceseveelektorale dhe mjafton që të njohësh situatën në Mirditë, dihet fare mirë se kanjë front të ndezur atje për shkak të zinxhirit kriminal. Në janar ndodhi njëngjarja paraardhëse. Shteti nuk ka se si të mos dijë disa të vërteta qoftë edhesi thashetheme se cili është kontingjenti kriminale, nuk ka aftësi që të keshnevojë që të kesh aftësi të jashtëzakonshme policiske, por mungon vullneti.
Madje, Alibeaj shtoi se qysh kur ka ardhur në krye tëbashkisë së Tiranës, Rama ka bërë koalicion me krimin dhe pastrimin e parave përmesndërtimit.
Alibeaj: Pushtetika krijuar një lidhje me krimin në momentin e zgjedhjeve. Krimi ka nuhatje dheka kuptuar se pushteti ka nevojë për vota dhe ta kërkojnë haraçin shumë fish. Kykryeministër sa erdhi në krye të bashkisë së Tiranës koalicioni i parë që bëriishte pikërisht me krimin, nën atë operacionin e madh të ndërtimit të kullavedhe pastrimit të parave. Ky është një operacion i madh që Rama e tërheq pa pikëndërgjegje. Akti i vetëm i e shkëput këtë lidhje është ndryshimi i madhpolitik.
Intervistoi Matilda Mcini, përgati A. Kurti